Po thyhet koalicioni i madh ? Flasin përfaqësuesit e PAN-it!

0
59

Pas anulimit të debatit me kandidatët për kryeministër të Kosovës, analistët kosovarë kanë vlerësuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të vendimit të Komisionit të pavarur por për shkak të përçarjeve brenda PDK-AAK-NISMA.

Insistimi i Tri Partive qe ne debate të jene Lideret e tyre dhe jo vetem Ramush Haradinaj qe esht i nominuari i Koalcionit PDK-, AAK-, NISMA-, per Kryminister ka deviuar aq shume ne konflikt sa rrezikon te prishet qysh para Zgjedhjeve.

Por një gjë të tillë e mohuan partnerët e koalicionit.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA, nuk po përçahet , përkundrazi janë më të bashkuar për fitore.

Kështu thotë anëtari i PDK-së  Shaip Muja,  sipas tij deklaratat e analisteve në Kosovë se mospjesëmarrja e kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj nga PDK-AAK-NISMA , në debatin televiziv ku ishin të ftuar kandidatët për kryeministër, nuk ka të bëjë aspak me probleme mes partnerëve të koalicionit.

“ Analistët në Kosovë ndonjëherë për të qenë të lexueshëm, janë shpikës fantastik të ideve të pa qëndrueshme dhe te pa drejta, sepse koalicioni PDK-AAK-NISMA, është koalicion shumë i vonuar dhe shumë i qëlluar dhe frika e tyre që koalicioni do të jetë shumë i qëndrueshëm dhe kohë të gjatë kanë filluar të shpikin ide se kemi problem”.

Sipas Mujës e gjithë kjo po ndodh sepse kanë frikë nga fitorja e koalicionit PDK-AAK-NISMA.

“Ne nuk kemi asnjë përçarje, se paku po flas nga këndi im personal, sepse nuk kamë vërejtur asnjë problem. Sepse çdo ditë jam me grupet e PDK-AAK-Nisma, ne jemi në një vrull të organizimit dhe entuziazmit, dhe parashikimet që ky koalicion ne krye me PDK-në, do të mbërrij mbi 51% e fitorja do të shkojë mbi 53.5% në total bën që të dalin me ide të tilla ”. përfundoi Muja.

E që anulimi i debatit televiziv nga PDK-AAK-NISMA, nuk ka të bëjë me probleme brenda këtyre partive, e thotë edhe zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.

“Janë të pa vërteta krejt ato që thuhen që Ramush Haradinaj e ka anuluar debatin për shkak të problemeve të brendshme brenda koalicionit. Haradianj është i nominuar për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, dhe i ka të gjitha liritë që të veproj si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës”.

Nitaj për GazetaBlic tregoi se pse po ndodh e gjithë kjo zhurmë rreth anulimit të debatit.

Ju e dini shumë mirë që ky debat është anuluar për shkak të një vendimi të një komisioni të pavarur të mediave në Kosovë, dhe çdo informacion tjetër qe nuk e ka këtë përfundim është një spekulim ordiner, që behët për kalkulime politike, ne akoma nuk jemi në fushatë dhe kemi një vendim që nuk lejohen debatet që kane të bëjnë për zgjedhjet, dhe kjo është një arsye pse Haradinaj s`ka pranuar të jetë në debat, derisa s`ka filluar akoma fushata, Haradinaj është i vendosur që t`i zbatojë, përfill normat e zgjedhjeve dhe kjo është e vërteta”.

Ndryshe GazetaBlic ka provuar të kontaktoj edhe me zyrtarë të partisë tjetër të koalicionit atë të Nismës, mirëpo nuk ka mundur.

Në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e qershorit do të hyjë e vetme kanë thënë që tërheqja e kandidatit për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA është frika për ballafaqim me kandidatin e VV-së, Albin Kurtin.

“Është e qartë se pse z.Haradinaj është tërhequr nga përballja me Albin Kurtin. Z.Haradinaj ka frikë nga përballja e Albinin. Është e qartë dhe po dëshmohet në vazhdimësi se këta njerëz nuk kanë as program as dije dhe as guxim për tu përballur me Albinin ë fakt ky është koalicion i krimit dhe i natës dhe këta janë bërë bashkë për pazare. Ne e presim këtë debat sa më parë”  tha Albulena Haxhiu për GazetaBlic.

Haxhiu tutje ka thënë që mbrapa gjithë kësaj qëndron dikush.

“Ne e presim këtë debat sa më parë. Duke e ditur që prapa kësaj ka dorë edhe Kadri Veseli, ne e ftojmë këtë të fundit në debat me Albinin dhe atë në cilindo televizion që ata duan”.

Ballafaqimi i parë i kandidatëve për kryeministër , ishte paraparë që të mbahet me 26 Maj.

Ky debat u anulua për shkakt të një njoftimi të Komisionit të pavarur për Media, në të cilën ky ballafaqim cilësohej i jashtëligjshëm në kuadër të fushatës zgjedhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu