Poezi

0
338
Fadil Shyti: 
 
   NUK DUA! 
 
Nuk dua të shuaj etjen përvëluese, 
Në ujëvarat e Ajavarës, 
Nuk dua të shuaj etjen... 
Që zien në vorbullat e ferrit, 
As me ujin e Zemzemit, 
Nuk dua të freskohem, -jo! 
As me sherbete trëndafilash, 
Që të dehin me aromatikë, 
Në parajsën e amshuar... 
Por, Ah!... 
Dua vetëm të qetësohem, 
Me lëngjet e psherëtimave... 
Të dashuri burimeve tua! 
Në natën e pambaruar!... 
Nuk dua, jo; -të bëhem astronaut, 
E, të ngritem në qiell... 
E, të puthem me hënë e diell, 
Por, dua të hyj -thellë e më thellë... 
Në thellësitë tua, -shpirtërore 
Dhe, të dehem e të rebelohem, 
Me bukuritë tua -trupore! 
Atje, me shend e hare: 
Dua të ngrohem -e të përvëlohem!.. 
I “humbur” në hullitë tua -pjellore, 
Të fle i qetë, midis valëmireve, 
Në bregoret, -aty mes hënëzave, 
Dhe, në margaritarët e jetës... 
Atje në shpellat tua!... 
 
Suedi, 8.01.2011 
 
 
   UA KALOVE!... 
 
Kam shijuar mollët, 
Kam shijuar qershitë, 
Kam shijuar bananet, 
Dhe, aromatike –kivitë 
Pemët e gjithë botës, 
Me afshe dhe etje ... 
I kam shijuar! 
Po, frytet tua moj... 
Kur me dashuri -plot hare, 
Virgjine - m´i ke dhuruar, 
O, të gjithave- për besë, 
Moj bukuri, -ua ke kaluar! 
 
Suedi, 8.01.2011 
 
 
   ETJE PËR DASHURI! 
 
Epo, njeriu-njeri; 
Më shumë se Adriatiku, 
Që ka guaska e rërë... 
Më shumë se Joni, 
Që ka kripë e ujë... 
Dhe, më shumë -se i bien, 
Në tërë jetën – në plazhe, 
Rrezet diellore... 
Ka lakmi –pakufi, 
Të dashurojë prore! 
Prandaj, - o botë e vaj!.. 
Dashuron, -pandërprerë, 
Kudo dhe -kurdoherë!... 
Ashtu, kërkon... 
Herët e vonë, 
Etjen e shpirtit ta shuan... 
Në tërë hapësirën qiellore, 
Në tërë pasurinë kopshtore, 
Dhe, me tërë marrëzinë-mizore!... 
 
Suedi, 12 01.2011 
 
 
...S'E KAM MENDUAR! 
 
Kurrë s´e kam menduar, 
Se dy copë reje, 
Një natë do të qëndrojnë, 
Kaq pranë e pranë meje! 
Kurrë se kam menduar, 
Se Ty biondinë,-syqiellore, 
Ndonjëherë edhe në ëndërr , 
Do të kisha refuzuar!... 
Por, ja që - dikur, në rini, 
Me dasmorë e me Flamur... 
Të shenjtë Kuqezi! 
-Dy syshqiponje,-i kam shijuar! 
Kurrë!- Si kam tradhtuar! 
 
Suedi, 2 prill 2011

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu