Polemika në Indi për misionin Nënës Terezë

0
87

Tereza

Në Indi po vazhdon polemika lidhur me misionin e humnistes shqiptare, pas deklaratës së një lideri hindus, i cili kishte thënë se puna humanitare e Nënë Terezës kishte vetëm një objektiv, për të konvertuar njerëzit në të krishterë.

“Shërbimi i Nënë Terezës do të ishte i mirë. Por shërbeu duke pasur vetëm një objektiv, për të konvertuar individët, të cilëve u shërbente në të krishterë”, kishte thënë Bhagwat.

“Por çështja nuk do të kishte të bënte me konvertimin, por derisa u bë me shërbimin e saj, atëherë është i pavlefshëm”, ka shtuar ai, raporton KTV.

Mohan Bhagwat është kreu i pushtetshëm i Organizatës Kombëtare Hinduse e afërt me kryeministrin aktual, Narendra Modi. E politikanët e opozitës kanë kritikuar deklaratën e tij derisa shumë indianë kanë shprehur zemërimin nëpër rrjetet shoqërore.

Komentet e liderit hindus, ndërkaq, kanë ndodhur në kohën kur kryeministri ka premtuar se do të mbrojë liritë fetare.

“Nënë Tereza ua kishte kushtuar jetën të varfërve”, ka theksuar lideri i të krishterëve në New Delhi, ati Savarimutu. E partia kryesore opozitare në vend, ka kërkuar kërkimfalje nga partia në pushtet, duke thënë se këtë çështje do ta diskutojnë edhe në Parlament.

“Nënë Tereza s’do të duhej të ofendohej në këtë mënyrë”, ka deklaruar lideri i opozitës, Rajiv Shukla, transmeton Koha.net.

Nënë Tereza, e cila kishte punuar për më shumë se 50 vjet duke ndihmuar të varfrit në Kalkuta, kishte themeluar organizatën “Misionarët për bamirësi” dhe ishte shpërblyer edhe me çmimin “Nobel” për punën e saj, më 1979.

India po ashtu kishte njohur kontributin e shqiptares së shquar, duke e nderuar me çmimin “Perla e Indisë”, çmimin më të lartë civil në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu