Policët po ushtrojnë presion psikologjik mbi Albulena Haxhiun

0
92

Sptali ne Prishtine

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu po qëndron ende në spital, ku po merr kujdesin mjekësor.

Në dhomën ku ajo po qëndron, po qëndrojnë edhe policë, të cilët i quan të dyshimtë, transmeton.

“Ata nuk po lejojnë as familjen që t’i qëndrojë pranë në dhomën ku po merr kujdesin mjekësor. Policët deri më tani nuk kanë paraqitur urdhërarrest dhe asnjë dokument tjetër zyrtar. Ndonëse ata nuk kanë asnjë të drejtë që ta mbikëqyrin deputeten, ata po ushtrojnë presion psikologjik mbi të, edhe pas tronditjes që ajo ka pësuar sot.

Ky regjim që paradite e lëndoi fizikisht deputeten, pasdite shpifi për të, dhe tash nuk po lejon as që ajo të shërohet normalisht, është regjim shtypës. Madje regjimi nuk po kujdeset më as që ta fshehë këtë. Ky regjim duhet të bjerë sa më parë, dhe kjo seancë e dhunës duhej të ishte seanca e tij e fundit”, thuhet në komunikatën e VV’së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu