Polici maqedonas vret 2 të rinj shqiptarë për nje parkim makine

0
98

GOSTIVAR-Një pjesëtar policie ka vrarë sot dy të rinj shqiptarë sot ne mesdite në Gostivar, pas një grindjeje për parkimin e makinës.

Vrasjet kane ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Kej Vardari” në afërsi të sallonit të mobiljeve “Montenegro”.

Sipas MPB-së, vrasësi quhet Jaqim Trifunovski, 39 vjeç, punonjës i policisë në stacionin policor për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça.

Dyshohet se polici ka vrarë dy të rinjte pas një konflikti për parkimin e makinave. Polici ka shtënë në drejtim të të rinjve me pistoletën e tij zyrtare, edhe pse në atë orar nuk ka qenë në detyrë.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, viktimat janë janë Imran Mehmeti 29 vjeç dhe Besnik Shehapi 26 vjeç

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka folur lidhur me incidentin duke dhënë versionin e MPB-së lidhur me vrasjen.
“Punonjësi i policisë fillimisht ka shtënë me dy plumba në ajër në shenjë paralajmërimi. Por, më pas ka shtënë në drejtim të personave nga të cilët është sulmuar duke i plagosur të dy”, ka thënë Kotevski, duke dhënë versionin e tij.

MPB ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë, ndërsa pritet dhe ngritja e kallëzimit penal kundër punonjësit të policisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu