Polici u vra për çështje pronësore

0
281

Vrasja

Vrasja e policit të Kosovës nuk lidhet me punën e tij prej hetuesi të krimeve ekonomik e korrupsionit.

Burime të Gazetës kanë treguar se Shemsi Gashi, polic i Kosovës, është vrarë për çështje pronësore.

_________________

Policia arreston tre të dyshuar për vrasjen e policit Shemsi Gashi

Tre të dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor ndërsa policia po e bastisë një shtëpi në Mati 1 e cila besohet se është e disa të afërmve të viktimës.

Polici i vrarë është Shemsi Gashi, i cili ka punuar si hetues në Njësitin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Ndërkohë, kufoma e policit të vrarë është hequr nga vendi i ngjarjes dhe është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

_______________

Polici i vrarë punonte në hetimin e krimeve ekonomike e korrupsionit (FOTO)

Shemsi Gashi,61 vjeçar, oficer hetues për krime ekonomike e korrupsion është vrarë sot në një lagje të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka marrë informatën se në rrugën “Isa Kastrati” te Mileniumi i Tretë në lagjen ‘Mati 1’ të Prishtinës rreth orës 7 të mëngjesit ka pasur të shtëna armësh.

Viktima ishte oficer i lartë për hetimin e krimeve ekonomike.

Burime thonë se vrasja e tij mund të ketë lidhje me punën e tij në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ty është konfirmuar se gjendet një person pa shenja jete.

Këtë për kp e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Ndërsa mësohet se i njëjti është pjesëtar i policisë së Kosovë.

polici

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu