Policia i ndërpret fjalën Frashër Krasniqit (Video)

0
107

Zëdhëënsi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi pas përfundimit të seancës tha se ai dhe shokët e tij do të dalin të pafajshëm, por nuk do të mjaftohen vetëm me aq.

Ai tha se do të kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e një të riu siç ka qenë Astrit Dehari, i cili ishte një aktivisti, student e qytetar i ndershëm.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës, Krasniqi tha se e vërteta herët apo vonë do të dalë në shesh, ashtu siç e di edhe populli se në jemi të pafajshëm.

Lidhur me deklaratat e prokurorit, Krasniqi tha se janë shpifje totale dhe se alibitë e tyre nuk janë shqyrtuar fare.

Gjersa ai po fliste, Policia ia ndërpreu fjalën për ta shoqëruar atë, meqë vazhdon masa e arrestit shtëpiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu