Policia s’ndalet në arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes

0
221

????????????????????????????????????

Policia e Kosovës, sot ka vazhduar aksionin për arrestimin e pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas një njoftimi të lëshuar për medie nga kjo lëvizje, Policia sot ka shkuar për ta arrestuar aktivistin, Valdrin Ahmeti.

Lexojeni të plotë njoftimin e VV-së:

Sot, rreth orës 11:00, Policia e Kosovës shkoi për ta arrestuar në shtëpinë e tij, aktivistin e VETËVENDOSJE!-s, Valdrin Ahmeti.

Pas ekspress-dënimit të djeshëm të një qytetari që nga mllefi kishte “kërcënuar” ministrin dhe djaline kryeministrit, sot u tregua edhe njëherë që efektiviteti policor është i jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për kryeministrin.

Ky veprim i policisë, e cila po e kërkon për ta arrestuar aktivistin Valdrin Ahmeti, vjen pasi që të njëjtin aktivist vetë Isa Mustafa e përmendi me emër në emisionin “DEBAT” në RTK, më 28 gusht 2015.

Pra, është e qartë që Isa Mustafa është shndërruar në kryepolic që jep urdhëra se kënd ta arrestojë policia, kënd ta dënojë urgjentisht gjykata, ndaj kujt të hapen hetimet, etj. Ky kryepolic, e ka vënë të gjithë sistemin në shërbim të tij, familjes, pronave dhe ministrave të tij.

Ky nuk është kryeministër i qytetarëve të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu