Politika në Shqipëri: Akuza për vrasje e “plagesa”..dhe kudo në mes është Ilir Meta!

0
309

Ilir Meta

Ka një përkim tragjiko- komik midis asaj që ndodhi në janar të vitit 2011 dhe asaj që po ndodh sot. Në të dyja rastet në qendër është i njëjti: Ilir Meta.

Sot Lulzim Basha dhe Sali Berisha e marin të mirëqenë se ai ka urdhëruar vrasje me pagesë dhe kërkojnë mocion për rrëzimin e tij. Dje Edi Rama dhe socialistët në opozitë i besonin kapjes së tij me presh në duar në videon e famshme të Priftit dhe kërkonin largimin e tij nga zv/kryeministër.

Sot Lulzim Basha dhe Berisha akuzojnë kryeministrin se ka pasur dijeni për krimin e shëmtuar të mbetur në tentativë. Dje po të njëjtën gjë bënte Edi Rama duke denoncuar çiftin e të gjatit me të trashin që “vjedhin votat për të vjedhur Shqipërinë dhe vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota”.

Sot janë socialistët që thonë se akuzat ndaj Metës janë të pabesueshme. Dje ishin demokratët që mbronin idenë e videos së montuar.

Sot është deputeti i Shkodrës që e akuzon Ilir Metën si pagator për vrasjen e tij. Dje po Tom Doshi qe pas videos që u tregoi të gjithë shqiptarëve se si vidhet me bllok në dorë.

Sot është Ilir Meta që bën insinuata se pagatorët e krimit janë kunetërit e dy të mëdhenjve të PD-së. Dje ishte po i njëjti që e sulmonte monstruozisht Edi Ramën si një ndyrësirë që merrte drogë dhe se e kish vëlla të birin e tij.

Sot është PD-ja që e sulmon dhe socialistët që e mbrojnë. Dje ishin të majtët që e akuzonin dhe të djathtët që i vunë gjoksin deri në gjykatë.

Pra siç shikohet në këtë fatalitet tragji- komik gjithnjë në mes është Ilir Meta. Të gjitha janë të ndryshme vetëm një fakt nuk ndryshon. Ai është gjithnjë në pushtet dhe sulmohet nga opozitarët. I vetmi përkim që ende nuk ka ndodhur është që si PS-ja në 21 janar, tani të jetë PD-ja që në 21 mars, të mobilizojë bandat e Tomës dhe t’ia mësyjë kryeministrisë për të kërkuar kokën e Metës.

Së fundmi esht Shqiperia dhe Shqipetaret që po vuajn nga kjo Klase Poltike që ka katandis me nje Klas Politike prei Inatqi, Arrogante, Hilegji, Genjeshtar, Vjedhese Plaqkites të Paras dhe Pasuris së Shtetit dhe deri tek ata qe po rrezikoin sigurin Kombtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu