‘Pranvera shqiptare’, Kurti nis përgatitjet

0
235

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka filluar t’i paralajmërojë qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë që të përgatiten për një “Pranverë shqiptare”, duke aluduar në organizimin e protestave masive kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për marrëveshjen finale me Serbinë. Ai po synon përkrahje edhe nga Shqipëria, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ka disa ditë që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po paralajmëron organizimin e protestave në Kosovë. Madje në njërën nga seancat e fundit të Kuvendit ai kishte deklaruar se Vetëvendosja do të organizojë protesta masive kundër presidentit të vendit Hashim Thaçi nëse ai nuk heq dorë nga ideja e tij për korrigjim të kufijve.

Të njëjtin paralajmërim për protesta Kurti e ka bërë edhe të hënën në një bashkëbisedim me studentët e Tiranës, madje ai është shprehur se në gjendjen në të cilën ndodhen Kosova e Shqipëria duhet të përgatiten për një “Pranverë shqiptare”, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Presidenti Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin me pazaret me territor. Le ta dinë se nëse vendosin të na sjellin para një akti ose fakti të kryer me një marrëveshje që prek territorin e Kosovës protestat jo vetëm që do të përsëriten, por nuk do të jenë shumë më madhështore”, ishte shprehur Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu