Presidenti heziton ta përmend Serbinë si shkaktare të masakrave në Kosovë

0
187

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka rikujtuar masakrat që janë bërë në Kosovë, por në asnjë fjalë nuk e përmend Serbinë si shkaktare e gjenocidit në Kosovë.

“Muaji mars gjithmonë na kujton lavdinë e luftës së drejtë, por edhe ditët e rënda nëpër të cilat kemi kaluar dhe humbjet e më të dashurve tanë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Këto ditë kujtojmë masakrat që janë kryer gjithandej Kosovës, në Anadrini, Dukagjin, Drenicë e Gollak”, ka shtuar ai.

“Sot e tërë Kosova bashkëndjen me dhimbjen e familjarëve për jetët e humbura në Krushë të Vogël. Ky fshat është simbol i mbijetesës dhe do të mbetet gjithmonë fshat i rilindur mbi sakrificën e atyre që ranë dhe u flijuan vetëm pse ishin në vendin dhe në shtëpitë e tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët dhe për veprën e tyre në shërbim të atdheut!”, ka përfunduar presidenti./Insajderi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu