Presidenti thotë se dialogu me Serbinë duhet t’i sigurojë Kosovës ulëse në OKB

0
168

Presidenti Hashim Thaqi, në vazhdën e intervistave për media të ndryshme të njohura botërore, është prononcuar edhe për gazetën britanike “The Guardian” dhe për mediumin amerikano-britanik “Business New Europe”, me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë Kosovës.

Kreu i shtetit ka thënë për The Guardian se ka një ndjenjë dinjteti dhe krenarie për arritjet e Kosovës. Ai ka renditur arritjet e Kosovës në dekadën e fundit, duke përfshirë ndërtimin e institucioneve qeverisëse, rritjen ekonomike prej 4% në dhjetë vitet e shkuara, anëtarësimin në rreth 200 organizata ndërkombëtare, siç shkruan kjo e përditshmja, nga FIFA deri të FMN-ja.

Nga ana tjetër, mediumi amerikano-britanik, “Business New Europe”, citon presidentin Thaqi të ketë thënë se sukseset e Kosovës në ndërtimin e institucioneve dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare tejkalojnë sfidat, duke përfshirë orvatjet e vazhdueshme të Kosovës për t’iu bashkuar Kombeve të Bashkuara.

“Ne tani po punojmë për të hyrë në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili shpresoj se jo vetëm do të çonte në një zgjidhje historike për rajonin e trazuar të Ballkanit, por edhe do t’i siguronte Kosovës ulësen gjatë të kërkuar në Kombet e Bashkuara”, ka thënë presidenti Thaqi.

“Dhe nëse ka vullnet, pse të mos kemi edhe njohjen e Kosovës nga Serbia? Jam plotësisht i vetëdijshëm se ky është një plan ambicioz, por pa ambicie nuk mund të pritesh që të arrish qëllimet e tua”, u shpreh ai.

Thaqi me pase theksoi se pa veton e Rusisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, konsolidimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare do të kompletohej.

Megjithatë, ai kundërshton krahasimet mes Kosovës dhe, siç shkruan “Business New Europe”, territoreve të tjera të kontestuara, duke thënë se aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë nuk mund të krahasohet me pavarsinë e Kosovës në asnjë rrethanë.

“Zërat që krahasojnë Kosovës me Kataloninë nuk qëndrojnë”, shtoi ai. “Katalonia nuk është Kosovës, ashtu siç edhe Spanja nuk është Serbia. Shteti serb ka kryer gjenocidit në Kosovë. Ne ende mendojmë se Spanja, Qiproja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania do ta njohin Kosovën”, ka thënë presidenti Thaqi.

Thaqi thekson se mund të thuhet se politika afatgjatë e Spanjës është përkrahëse për Kosovën, duke shtuar se Madridi e ka pranuar dokumentin e presidentit Ahtisaari për vetëqeverisjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare, si dhe përmendi edhe praninë e trupave spanjolle në radhët e NATO-s në Kosovë.

“Unë, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtare, e kam shtyrë përpara themelimin e Gjykatës Speciale, më 2015. Ky është një proces i pakthyeshëm. Kam theksuar se kjo është një padrejtësi historike ndaj Kosovës. Por, për hir të partneritetit tonë me BE-në, NATO-n dhe SHBA-në, isha i sigurt se do t’i bindja deputetët që më dy shumicën e domosdoshme prej dy të tretave do ta miratonim ligjin në Kuvendin tonë. Jam kritikuar shumë në atë kohë, por ne e kemi bërë për këtë për të mirën e vendit – për të ardhmen tonë përkrah aleatëve tonë”, ka shtuar presidenti Thaqi.

I pari i vendit thekson se kjo e gjykatë është e padrejtë dhe e pashembullt, duke pasur parasysh se Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (ICTY) në Hagë ka përfunduar punën e tij në fund të vitit që shkoi dhe se UÇK-ja vetëm se i ishte përgjigur “gjenocidit të sponsorizuar nga shteti i Serbisë”.

“Por, asgjë, në plotë kuptimin e fjalë asgjë, asnjë çmim që do të cenojë ose minojë partneritetin tonë me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai.

Thaqi këmbëngul se nuk është fajtor dhe se nuk është plakur – ai thekson se ai është ende vetëm 49 vjeç dhe thotë se “kurrë nuk është ndjehur më energjik”

Por dite me pare Gazeta britanike “The Guardian” shkroi nje Artikull dhe paralajmron per nje Mareveshje ndermjete Thaqit dhe Vucicit, qe Kosova ti jape Veriun Serbis ne shkembim per ta aprovuar hyrjen e Kosoves ne OKB dhe Kosova te kete Ulesen e saje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu