Privatizimi, nën hetime

0
357

Privatizimi

Pothuajse të gjitha ndërmarrjet e privatizuar nga ana e ish Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, dhe tash të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, janë nën hetime. Por, deri tani asnjë nga rastet, të cilat janë duke u hetuar nuk ka dhënë ndonjë rezultat konkret.

“Kemi shumë raste të procesit të privatizimit që dyshohen për parregullsi, mirëpo deri tani s’kemi pasur shumë sukses në kapjen e personave, pasi ish zyrtarët e AKM-së dhe tani të AKP-së i kanë vendosur rregullat e tilla që nuk lënë shumë mundësi që të akuzojmë dikë”, ka treguar një burim nga Policia e Kosovës, shkruan Kosova Sot.

Sipas këtij burimi, aktualisht në Prokurorinë Speciale të Kosovës janë duke u hetuar “ privatizimi i ndërmarrjes “ Sharr Cem”, hoteli “Grand”, “Fabrika e Amortizatorëve”, fabrika “Fan”, “Ballkani” i Suharekës, si dhe privatizimi i ish-Kombinatit Bujqësorë Industrial, etj.

Ky burim ka bërë të ditur se së fundmi kanë filluar të hetohen edhe monopolet e krijuara në terminalet doganore, po që, sipas këtij burimi, ende nuk ka diçka konkrete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu