Procesi i zgjedhjes së çeshtjes Nacionale Shqiptare përfundon vetëm me Bashkimin e Kombit brenda një Shteti

0
223

Çelësi për të qenë një popull i lirë, i pavarur dhe sovran është:

– e drejta e tij në vetëvendosje me të gjitha segmentet e fatit te vet. Vendi i ynë mund të bëhet shtet i lire, i pavarur e sovran vetëm;

– kur e ka Ushtrinë Kombëtare Shqiptare (UKSH) që garanton integritetin e sovranitetin në tërë hapësirën e vet territoriale;

– kur e ka Kushtetutën e vet të miratuar nga populli me referendum;

– kur populli mund ta zgjedh e ta shkarkojë udhëheqjen e vet;

– kur e ka fondin monetar (të parave) dhe ekonominë nacionale e të pavarur nga vendet tjera dhe

– kur mund të udhëheqë politiken e jashtme në mënyre të pavarur.

Vetëm një vend i cili i plotëson këto kritere elementare mundet të jetë shteti i pavarur dhe i barabartë me shtetet tjera.
Pra, përmbyllja e pavarësisë nuk është farsë vetëm nëse për baze e ka të drejtën e popullit në vetëvendosje, përmes referendumit për të gjitha kriteret e lartë përmendura.

Kjo do të thotë se nga Shtatori i vitit 2012 Republika e Kosovës nuk mund të hyjë në fazën e pavarësisë së plotë, sepse nuk ju ka lejuar nga ana e Brukselit të plotësojë asnjërin nga kriteret elementare për krijimin e shteteve të pavarura e sovrane. Përkundrazi, Brukseli nuk e heq sundimin e vet diktatorial ushtarako-policor dhe civil, të drejtë për së drejtë nga Kosova, pa e siguruar plotësisht që Republika e Kosovës nuk ka për t’u bër kurrë shtet sovran dhe pa u siguruar qe kurrë të mos lejohet bashkimi me shtetin Amë Shqipërinë.

Vetëm kur Brukseli te sigurohet se ne pushtetin afatgjatë e ka instaluar agjenturën e vet dhe vetëm kur të krijohet një gjendje lufte e armiqësie mes Shqipërisë e Kosovës, ka mundësi që Brukseli të heq dorë nga sundimin e vet diktatorial ushtarako-policor e civil nga Kosova dhe sundimin e vet kolonial ta vazhdojë përmes marionetave të veta që e zbatojnë me përpikëri Planin (antishqiptar e shkombëtarizues) të Ahtisarit.

Me gjasa, tani aktualisht ka arritur puna deri aty sa nga ana e BE te sigurohet pushteti afatgjatë i marionetave dhe inicimi i konfliktit mes Shqipërisë e Kosovës dhe për këtë arsye tani po flitet mbi “përmbylljen e mbikëqyrjes se pavarësisë”!.

VËLLEZËRIT QË NUK SILLEN MES VETI VËLLËZËRISHT BËHEN ARMIQ!

Mu tani BE përmes marionetave të veta, si Behxhet Pacolli e Mimoza Kusari e mbron Pronarin Grek të çimentos ne Hanin e Elezit dhe pamundëson hyrjen e çimentos nga Shqipëria në Kosovë. BE qëndron edhe pas përjashtimit të Emin Gerbeshit i cili e inicio këtë çështje. Shih lojërat e ndyra rreth vazhdimit ilegal mandatit të presidentes së emëruar me dhunë nga diplomacia e huaj, që është po në këtë funksion. Mos të harrojmë se përmes marionetave të BE të tipit si Behxhet Pacolli e Mimoza Kusari, në Tirane u pamundësua plasimi i prodhimeve bujqësore të Kosovës në tregun e Shqipërisë, por për prodhimet greke nuk pat pengesa në Tiranë. Pra, konflikti mes Tiranes e Prishtinës është programuar në Bruksel! Kjo është politika kolonialiste e BE!

BE e dinë mirë se vëllezërit që nuk sjelljen mes veti vëllazërisht bëhen armiq! Prandaj, duhet kuptuar se pas këtij skenari qëndron qëllimi i Brukselit që mes Kosovës dhe Shqipërisë te nxitet një lufte e armiqësi si mes dy Koreve. Kur te hyn Shqipëria dhe Kosova në lufte mes veti, BE ju shet armatim dy palëve, sikur që ju ka shitur arme edhe Iranit e Irakut kur ata luftonin mes veti. Gati që të gjitha luftërat në mes shteteve myslimane janë nxitur përmes agjentëve të rekrutuar gjatë studimeve në vendet e BE. Kështu është zgjeruar tregu i shitjes se prodhimeve të BE që nga armatimi e deri te veshmbathja.

Kur e kemi fjalën te vendet myslimane, mu pse Athina e Beogradi e kanë bindur Brukselin se shqiptaret janë myslimanë, BE edhe nuk po i lejon shqiptaret të krijojnë shtetin e vet të bashkuar, të pavarur e sovran, por i lan të ndarë në 6 shtete. Njësoj siç po vepron BE me Bosnjën.

Aristrokacia e Evropës kanë harruar se në të kaluarën shqiptaret u lan nga mbretëritë e Evropës nën mëshirën e perandorisë turke dhe se ata, jo pse iu binden islamit, por për të shpëtuar ekzistencën biologjike u konvertuan në islam.

Edhe pse feja e shqiptarit nuk është as islami as krishterimi, por feja e shqiptarit është shqiptaria, përsëri, Aristrokacia evropiane i detyroi shqiptarët të përdorin islamin nën mbretnin serbe dhe marksizmin nën diktaturën e titos si barrikada për të mbrojtur kombin e vet nga shkombëtarizimi e asimilimi nga republikat sllave të ish-Jugosllavisë.

Pra, nëse shqiptarëve u rrezikohet ekzistenca biologjike si komb, nuk është çudi që përsëri të përdorin islamin, marksizmin apo ndonjë ideologji tjetër për mbrojtjen e kombit të vet nga rreziqet aktuale të degradimit e dekadencës e degjenerimit kulturor e moral që erdhi te ne me BE, pas 1999. Me ketë desha të bej me dije se shqiptaret kurrë nuk e kanë vënë popullin e vet në shërbim të verbër as të islamit, as të krishterimit dhe as në shërbim të verbër të marksizmit, por këto ideologji i ka përdor si mjete për mbrojtje të ekzistencës biologjike të kombit te vet. Ideologjitë e huaj nuk ishin kurrë qellim, por gjithmonë ishin vetëm mjet për mbrojtje të kombit.

IDEOLOGJITË E HUAJA NUK ISHIN KURRË QELLIM, POR GJITHMON ISHIN VETËM MEJET PËR MBROJTJE TË KOMBIT

Serish Atdheu dhe Kombi i ynë tani po ballafaqohet me ketë rrezik të ri dhe ai duhet të gjejë mënyrën për mbrojtjen e ekzistencës se vet nga asimilimi e zhdukja e tij si komb. Në këtë gjendje amorale ka qen populli i Iranit në kohen e sundimit të Sheh Reza Pahlavit, kur Irani ka qen vend i njohur për turizëm erotik për kodoshët e horrat pasanikë nga vendet e Evropës.

Tani Vendi i ynë po behet vend i njohur për turizëm erotik për kodoshët e horrat pasanikë nga vendet e Evropë. Vendi ynë i copëtuar ne 6 shtete, është ber Eldorado për shpëlarjen e parave të ndyra dhe për pasurimin e paligjshëm. Ku ka para te mëdha të fituara pa djersë dhe femra të detyruara ta shesin moralin e vet, aty grumbullohen te gjithë kriminelet e Evropës. Kjo është edhe arsye pse BE nuk lejoi shpalljen e pavarësisë te Republikës së Kosovës qe 13 vjet, dhe as qe ka për të lejuar qe Republikës së Kosovës të pavarësohet edhe 300 vjet tjera.

Pra, Republikës së Kosovës nuk po i ndërpritet mbikëqyrja e pavarësisë, por ajo po e ndryshon emrin me “integrime” nën sundimin e BE përgjithmonë! Por, përgjithmonë nuk ka mundur të qëndroi as Perandoria Turke, as perandoria e ish-Bashkimit Sovjetik e ajo e Jugosllavëve. Andaj përgjithmonë nuk mund të qëndrojë as Perandoria Globaliste e Bashkimi Evropian!

SHPATULLA E DASHIT PO NA DËFTON QË SHQIPËRIA DO TË JETOJË GJITHMONË

Është traditë te shqiptarët që kur të lindë një fëmijë të thuhet urata:“…ishalla i ngjanë kohës…”! E kam vra mendjen për ta kuptuar domethënien e kësaj urate dhe kam ardhur në përfundim se janë disa fëmijë qe nuk i ngjajnë kohës.

Ata ndahen në ata që lindin mbrapa kohës dhe ata vuajnë, sepse merren nëpër këmbë nga moshatarët e vet. Por, ata që lindin mbrapa kohës kurrë nuk bëhen pengesë për ecjen e shoqërisë përpara.
Disa që lindin para kohës dhe që me nuk i ngjajnë kohës, ata duan ta ndryshojnë botën ku kanë lindur për te mirë.

Ata vuajnë edhe më shumë, sepse bashkëmoshatarët e tyre i kuptojnë me shumë vonesë vizionet e tyre. Jetojnë më keç ata që lindin mbrapa kohës, por nuk kanë vuajtje shpirtërore shumë. Ndërsa ata qe kanë lindur para kohe kanë shumë vuajtje shpirtërore, sepse me vizionin e tyre i shohin fatkeqësitë dhe nuk mund t’i ndalin. I shohin zgjidhjet për situatat e vështira dhe nuk e kanë përkrahje e tjerëve për realizimin e tyre.
Jetojnë me së miri ata qe i ngjajnë kohës. Por, kohët mund të jenë ndonjëherë shume të këqija. Mirëpo, përderisa ata për vete jetojnë mirë, nuk bëjnë asgjë për ndryshimin e kohës se keqe. Meqë nuk duan ta prishin qetësin e vet, ata nuk dëshirojnë të ndryshojnë rrjedhat e historisë!

Prandaj uroj qe për vendin tim të lindin sa me shumë njerëz që lindin para kohe. Edhe pse ata vet nuk jetojnë mire, me veprat e veta i sjellin shume përparime Kombit dhe Atdheut të vet! Vetëm ata i ndryshojnë rrjedhat e historisë!

Me ketë desha të them se Kombi dhe Atdheu ynë ka nevojë për njerëz që nuk u ngjan kohës dhe nuk pajtohen me te! Dhe qe i prijnë vendit drejt bashkimit kombëtar, sepse pa bashkim kombëtar mes shqiptarëve nuk ka as bashkim te Shqipërisë. Pa bashkim të Shqipërisë nuk ka as liri, as pavarësi dhe as sovranitet kombëtar. Sa bukur që tingllojnë vargjet poetike: “…Nuk ka fe as nuk ka parti që përçanë këtë shqiptari…” , apo “… thuaja rini këngës që të vlon në gji, thuaja asaj kënge që bashkon Shqipërinë…”!

 

Shkruan: Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu