Profesori i Oksfordit, Anthony Heath : Korrigjimi i kufirit me Serbinë, zgjidhja më e preferuar nga qytetarët

0
122

Në mes tre skenarëve që instituti RIDEA ka bërë në hulumtim, konkretisht ndërmjet Status QUO-s, Asociacionit me kompetenca ekzekutive për komunat serbe dhe korrigjimit të kufirit, ky i fundit ka rezultuar se e gëzon përkrahjen më të madhe qytetare.

Këtë anketë e ka prezantuar sot profesori Anthony Heath nga Universiteti i Oksfordit, në konferencën e organizuar nga RIDEA me titull “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (Vëllimi II)”.

Ai ka thënë se shqiptarët dhe serbët në Kosovë kanë pikëpamje diametralisht të kundërta për shumë gjëra, por pajtohen se status-quo-ja nuk bën të vazhdojë.

Ndërsa, duke prezantuar rezultatin e anketës ‘Finalja e Madhe”, profesori i Oksfordit tregoi se shqiptarët në Kosovë vazhdojnë t’i besojnë më shumë SHBA-së se BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu