Profil | Rrugëtimi i Isa Mustafës; dikur një aparatçik komunist, tash Shef i Hashim Thaçit

0
316

Isa Putini

Isa Mustafa, Kryetar aktual i LDK’së, po ngjitet në pozitën më të lart qeveritare. Ai do të jetë Kryeministër në katër vitet e ardhshme.

Por, kush është Isa Mustafa?

Për një pjesë të njerëzve në Kosovë, Mustafa është sinonim i komunizmit. Ai kishte Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit prej vitit 1984-88.

Më pas, ishte pjesë e Qeverisë së drejtuar nga Jusuf Zejnullahu, 1989-1990.

Pastaj, ishte emëruar Ministër i Financave në Qeverinë e Bujar Bukoshit në Ekzil.

Pas luftës në Kosovë, Mustafa kishte mbajtur pozita nëpër borde të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të Universitetit të Prishtinës.

Mirëpo, ai doli në skenën politike, duke qëndruar afër Fatmir Sejdiut. Ky i fundit kishte vendosur ta kandidonte për Kryetar të Prishtinës më 2007, ku kishte fituar përball Fatmir Limajt të PDK’së.

Edhe në vitin 2009, Mustafa kishte fituar lehtësisht duke pasur kundërshtarë Astrit Salihun, e Vegim Gashin.

Po në vitin 2009, Mustafa ngjitet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi mund Fatmir Sejdiun, të cilin e kishte këshilluar në cilësinë e ekspertit të ekonomisë.

Ky sukses i tij ishte krejtësisht falë gjuhës së tij të ashpër kundër PDK’së dhe kundër SHIK’ut. Pasi kishte marrë udhëheqjen e LDK’së, ai kishte premtuar reforma të cilat asnjëherë s’janë realizuar. Krejt çka ka bërë në LDK është se ka sistemuar gardën e vjetër dhe ka sjell shumë pak emra të rinj.

Duke qenë Kryetar i LDK’së, Mustafa për një kohë udhëheq edhe Prishtinën, deri në vitin 2013, kur humb garën e drejtpërdrejtë me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes.

Pas kësaj humbje disa zyrtarë ia kërkuan edhe dorëheqjen, por ai refuzoi duke thënë se do të fitonte Kosovën. Ëndrra e tij ishte dicka e ngjashme me rrugëtimin e Edi Ramës në Shqipëri, i cili kishte humbur Tiranën por kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme.

LDK dhe Isa Mustafa pësuan edhe një humbje përballë LDK’së këtë vit. Dolën për herë të tretë pas PDK’së, e cila fitoi më 2007, më 2010 dhe tash më 2014.

Duke e parë këtë situatë, Mustafa përsëri nuk dha dorëheqje por trokiti në derën e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt. Këta dy të fundit mund të konsiderohen se e shpëtuan përsëri politikanin i cili po e kthente humbjen në një fitore.

Pra, Isa Mustafa, duke qëndruar bashkë me Haradinajn e Limajn e dikur edhe me Albin Kurtin arriti të kthente situatën në favor të tij.

Mirëpo, pas më shumë se pesë muaj, e prishi paktin me Ramush Haradinajn, të cilin fillimisht e kishte nominuar për Kryeministër.

Ai mori bekimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së për të biseduar me të gjitha partitë, përfshirë PDK’në, për të bërë marrëveshje me kush që atij t’i takonte pozita e Kryeministrit. Dhe, tash, më 7 dhjetor 2014, ai po shënon edhe kulmin e karrierës së tij. Po bëhet Kryeministër i Gjashtë i Kosovës, pas Hashim Thaçit, Agim Çekut, Bajram Kosumit, Ramush Haradinajt e Bajram Rexhepit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu