Prokurori i Shtetit: “Grupi i Kumanovës” kishte planifikuar aksione edhe në Kosovë ??

0
347

kumanova

Prokurori i Shtetit, respektivisht Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin e gjerë se ka në punë, në fazën hetimore një rast, për cilin janë kryer bastisje nga Policia e Kosovës, më 15 maj 2015, kundër disa personave të dyshuar.

Institucioni i Prokurorit të Shtetit, përmes një njoftimi për media, thotë se veprimet e para hetimore në këtë rast kanë filluar para se të ndodhin ngjarjet e fundit në Maqedoni, për shkak të dyshimeve se disa persona kanë planifikuar kryerjen e disa veprave penale në vendin tonë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pasi që për këtë rast ka pranuar kërkesë së bashku me prova nga Policia e Kosovës, i është drejtuar gjykatës kompetente me kërkesë për lëshimin e urdhrit për kontroll. Për sqarim të opinionit, në këtë rast mund të jenë të dyshuar persona të njëjtë, të cilët sipas informatave që Prokuroria i ka pranuar nga mediat, mund të kenë qenë të përfshirë në ngjarjet e ndodhura në Maqedoni”, thuhet në këtë njoftim sqarues të Prokurorisë së Shtetit.

Prokuroria e Shtetit thotë se ky veprim hetimor, i bazuar në ligj, është ndërmarrë duke vlerësuar rëndësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e çfarëdo lloji të kryerjes së veprave penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përderisa rastin e ka në fazë hetimore nuk mund të bëjë publike informata tjera, mirëpo siguron opinionin se Prokurori i Shtetit, duke u bazuar në kompetencat dhe obligimet ligjore që ka, do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e të gjitha akteve të kundërligjshme në vend.

Ekspert per siguri kombëtare mendoi se kjo esht vetem deklarat poltike sa te arsytohen ne opinion bastisjet e Familjeve të te vrarve dhe arrestuar në Kumanovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu