Prokuroria Speciale e interviston Hashim Thaçin për “Syrin e Popullit”

0
168

Organizata terroriste ‘Syri i Popullit’ në listën e saj kishte paraparë të vriste zyrtarët më të larta të shtetit. Në mesin e këtyre zyrtarëve ka qenë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Pas atentatit që pjesëtarët e kësaj organizate kishin bërë ndaj avokatit, Azem Vllasi, në listë vazhdonin zyrtarët e lartë të shtetit. Prokuroria Speciale ka marrë në pyetje të gjithë personat që kanë qenë në listë për tu vrarë nga organizata ‘Syri i Popullit’.

Hashim Thaçi në intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës, planin për ta vrarë atë e ka cilësuar si të nxitur politikisht.

“Gjithë aktivitetin tim jetësor politik e kam zhvilluar për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Etiketimet e tilla janë me motive politike të nxitura politikisht vetëm për justifikim moral dhe veprime terroriste ndaj meje, ndaj personaliteteve tjera politike dhe dëm të interesit të vendit”, ka thënë Thaçi në intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës të cilën e ka siguruar Insajderi.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 anëtarëve Syrit të Popullit. Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha Rexhep Topalla dhe Murat Jashari, janë anëtarët e kësaj organizate ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë.

Kujtojmë se Murat Jashari në mars të vitit të kaluar kishte plagosur Azem Vllasin në banesën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu