Prokuroria Speciale ka ndihmuar Serbinë me dokumente për fletarrestet ndërkombëtare ndaj kosovarëve

0
361

Prokurori Special

Kryeprokurori i Kosovës, Syle Hoxha, para disa ditëve, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Sipas tij, kjo Prokurori i ka dhënë dokumente Prokurorisë së Serbisë e cila pastaj ka lëshuar fletarreste për qytetarët e Kosovës.

“E nderuara znj. Morina,ju jeni afërsisht nëntë muaj Kryeprokurore e PSRK dhe pothuajse 6 apo 7 vite zëvendëskryeprokurore. Për tërë këto vite si i arsyeton qindra mijëra euro pagë dhe nuk keni as dhjetë aktakuza për tërë ketë kohë. Si arsyeton që gjatë tërë kësaj kohe kjo Prokurori ka zhvilluar takime me Prokurorinë për krime luftë në Serbi, dhe si e shpjegoni që tërë kohën Serbia lëshon fletarreste nderkombëtare kundër shtetasve Kosovarë me të njëjtat dokumente që mirren nga kjo prokurori. A keni dijeni për këtë dhe sa është hisja e përgjegjësisë për ju personalisht si pjesë e menaxhmentit në ketë prokurori”, ka thënë Hoxha, në një adresim për media.

Pas kësaj akuze, Sevdije Morina, ka thënë se nuk janë të vërteta akuzat e Kryeprokurorit.

Nuk dihet nëse pas këtyre akuzave të njerëzve kryesor të sistemit të drejtësisë do të ketë hetime. Apo edhe me këtë çështje do të merret Gjykata Speciale e cila do të themelohet nga Kuvendi i Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu