Protesta e nesërme i ndanë veteranët

0
243

UCK-ja

Me anë të një njoftimi, OVL në Deçan ka bërë të ditur se do të përkrah protestat gjithëpopullore që do të mbahen nesër në ora 12:00.

”Njoftojmë familjarët e dëshmorëve, invalidët, bashkëluftëtarët veteranë dhe të gjithë qytetarët se, ditën e Martë me datën 27 Janar 2015, duke filluar nga ora 12, në Prishtinë, do të vazhdojnë PROTESTAT GJITHËPOPULLORE me moton”Jabllanoviq jashtë KOSOVËS-TREPÇA është e jona…!” Bashkohu edhe ti nesër në mbrojtje të dinjitetit dhe vlerave tona kombëtare!” thuhet në këtë njoftim.

Kjo është edhe ndarja e parë e shoqatave të luftës për protestën e nesërme, pasi që OVL UÇK-, Qendra në Prishtine e cila esht e afert me PDK-në e Hashim Thaqin, ka dalë kundër protestave të nesërme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu