Protestuesit dëbojnë Berishën dhe Bashën: Larg plehërave politike

0
350

Ish-kryeministri Berisha dhe kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha tentuan të bëhen pjesë e protestës që u mbajt sot në Tirane kunder shkatrrimit të armeve kimike që pritet te vijn nga Siria, por u dëbuan nga turma, me thirrjet: “Luli ik, Luli ik…Largojuni plehërave me dy këmbë; Mos u tregoni servilë; Jemi vetëm; IK-ni IK-ni IK…”

“Nuk ka nevojë që të tregoni kaq respekt, nuk ka nevojë të tregoheni servilë për njerëz që nuk ju kanë respektuar. Distancohuni nga politika, JO POLITIKËS. Tregoni dinjitetin tuaj, mos i bëni temena politikanëve sepse ata ju kanë sjellë sot këtu me veprimet e tyre. Po të ishte për ata politikanë atje, ne nuk duhet të ishim këtu sot, ikni politikanë”, -kanë thënë njëzëri protestuesit.

Më pas protestuesit janë irrituar dhe kanë lëshuar pasthirrma: YYYYY…JO ARMË KIMIKE, LULI IK, LULI IK…LARG Ketyre PLEHËRAVE POLITIKE…”

Ndërkohë që Berisha dhe Basha largoheshin nga turma, organizatorët e protestuesve u kanë kërkuar qytetarëve që të ulen, dhe kanë thënë se këta politikanë, duke iu referuar Berishës dhe Bashës, janë pazarxhi dhe tradhtarë dhe esht Poltika e tyre që solli Shqiprin ne kete gjendje ku jemi sot.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu