Protestuesit kërkojnë mos votimin e Speciales (Foto/Video)

0
270

protestat

(I plotësuar)- Kryetari i organizatës së UÇK-se, Smajl Elezaj ka thënë se janë detyruar të dalin në shesh për shkak të padrejtësive që u janë bërë udhëheqësve të luftës.

“Sot jemi detyruar që të dalim në shesh dhe të protestojmë. 16 vite pas lirisë luftëtarët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës të burgosen. Bota e civilizuar ka harruar se kush e okupoi ketë vend, ajo ka harruar se kush ishte viktima. Ne nuk kemi harruar se mbi popullin shqiptar është ushtruar gjenocid”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

…………..

(I plotësuar)-Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë para të masës protestuese se për shkak të masakrave dhe terrorit që është ushtruar ndaj shqiptarëve ka intervenuar NATO.

“Misioni ndërkombëtar në ven që të merret me krimet e luftës që i ka bërë Serbia ndaj popullit tonë ata po duan ta njollosin luftën e UÇK-së. I keni raste të ndryshme si grupi i Llapit, vëllezërit Kiqina si dhe rastin e fundit të arrestimit të prestarëve të UÇK-se. A ka më banalitet nga bashkësia ndërkombëtare të dënohet një person emri i të cilit nuk është i ditur”, ka thënë Kiqinia.

Ai ka kërkuar nga deputetet e Kuvendit të Kosovës që mos ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale.

[vimeo url=”https://www.youtube.com/watch?v=IGVa1NvKPvw” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu