Pse gjithë kjo trysni dhe heshtje?!

0
145

Trysnit duhet të bëhen ndaj atyre të cilët cilësohen si fajtor, kuptohet me argumente të kapshme, për t’ua ndalur turrin që të mos rrjedhin rrëketë e gjakut, të mos mbajnë nën robëri kombe e shtete. Kjo trusni duhet të jetë në të gjitha format e mundshme, të përdorën të gjitha mjetet e domosdoshme, e nëse është nevoja edhe armët. A po ndodh kjo?

 

Trysni

 

Që nga Kongresi i Berlinit, më 1878, e gjer sot, ne shqiptarët jemi nën trysni, sikur të mos i takonim këtij nënqielli evropian. Që nga Kongresi i Berlinit e këtej, trojet shqiptare gjithnjë janë vënë nën aerpag, me trysni nga evropianët. Gjithë këtë do ta arsyetonim disi, por që në Konferencën e Londrës, nuk e rrok logjika që të arsyetohen e të falen trysnit që na janë bërë e bëhen, në dëm të kombit e trojeve tona dhe për kë(?!), për një komb që nuk di se çka është njerëzia, nuk di se kur duhet ndalur, nuk di se deri ku duhet të shkojnë kërkesat jo logjike, se kërkesa logjike nuk kanë pasur asnjëherë.

E theksuam, gjer në Konferencën e Londrës, sepse përgjegjësinë e kanë kryekëput turqit, që na vranë e masakruan dhe për interesa të veta lejuan të na nxjerrin në aerpoag. Kjo Turqi ende bënë trysni ndaj neve, që ne të mos e themi se kush ishte fajtore gjer në konferencën e Londrës, e sidomos mu në këtë Konferencë, e cila na ndau e dhuroi toka tona sllavëve e pansllavistëve ortodoks, për të shpëtuar vetë.

Kemi menduar, se me procesin gjyqësor në Gjykatën e Nunbergut, kur në bankën e të akuzuarve ulën nazizmin gjerman, bashkë me aleatët e tyre, se fashizmin e dënoi vet kombi i tij, do të ndryshonte situata dhe po fillonte epoka e re, ajo kundër nazizmit e fashizmit, mirëpo praktika e mëvonshme dëshmoi të kundërtën, se mu pinjollëve të tyre u ndihmohet në të gjitha prizmat e jetës, në procese gjyqësore, në realizimin e projekteve të tyre, në trysni të viktimave të tyre, në zgjerimin e hartës së tyre, në spastrimin e territoreve që ata i kanë emëruar të tyre dhe krijuan Berlinin e Nikozinë dhe kjo merret si përparësi e politikës paqedashëse. Në Amerikë e Afrikë, njëra përmes Martin Luter Kingut, e tjetra përmes Mandelës e Desmond Tutu, e zhbënë aparthejdin, i bashkuan racat e kombet në një shkollë, në punë, në…, ndërsa te ne bëjnë trysni që të pranojmë, ndoshta në vendet e tyre nuk i kanë parë e studiuar se si funksionojnë, e donë për t’i parë në praktikë se si funksionon ajo! Pse bëhet kjo trysni te ne shqiptarët, kur kundër rrymave me filozofi politike naziste fashiste, u derdhen me miliona kilogram barut, madhe edhe dy bombe atomike?!

Athua ende nuk janë emancipuar politikisht evropianët, për të parë realitetin me sy? Athua edhe amerikanët janë të verbër për të mos parë realitetin ku jemi, por u vinë në ndihmë evropianëve për të plotësuar apetitet serbe dhe bëjnë trysni mi ne? A nuk patën mundësi e kohë për të studiuar rrethanat politike nëpër të cilat ka kaluar e po kalon kombi ynë?

Burrështetas e intelektual politik, analist e strateg ushtarak, nuk janë në nivelin e emancipimit politik, sepse po të jenë, me siguri nuk do të bënin në ne trysni, por do të shikojnë realitetin me sy, se tash të gjitha argument janë në shesh dhe vetëm i verbëri, për të mos të themi, shovenët, nuk e shohin këtë. Po të nisen nga ky realitet, me siguri trysni do të bëhej në palën serbe, sepse ajo nuk po e fsheh qëllimin e vet, nuk po i fsheh bëmat e veta, nuk po e fsheh edhe angazhimin e vet, duke shëtitur nëpër kancelarit e gjithë botës, duke i pasuruar me të pavërteta, shantazhe, e diku – diku edhe me kërcënime, në emër të vëllait të madh – Rusisë.

Është e vetëdijshme Evropa, se në gjirin e saj po ndodhin gjitha këto maskarallëqe, pa maska, se ku po mbetët e ardhmja e saj? A është e vetëdijshme Evropa, se nëse nuk ndalën trysnit mbi shqiptarët, ata nuk do të heshtin dhe përsëri do të jenë temë trajtese e saj, por që do të jetë kafshatë pak më e madhe se sot dhe më vështirësi do ta gëlltisë, siç i ndodhi në luftërat ballkanike pas Luftës së Dytë Botërore?

Që të bëhet trysni në serb e jo në shqiptar, dëshmi më të fuqishme se sa luftërat e fund shekullit, nuk ka. A ishte e detyruar Evropa dhe SHBA të intervenojnë në rastin e Bosnjë Hercegovinës? A ishte e detyruar Evropa dhe SHBA të intervenojnë në rastin e Kosovës, në rastin e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginë? Këta shembuj ka qenë dashtë t’i këndellin burrështetasit, analitikët, ushtarakët dhe të reagonin me kohë që në Rambuile, për të siguruar të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje. Aty ishte një shans e mirë për t’i treguar të gjithëve, se kush bënë politik gjenocidiale do ta pësojë kësisoj. Kjo nuk ndodhi, por ndodhi më tragjikja, u zbrazë veriu i Kosovës nga shqiptarët të ndihmuar nga UNMIK dhe forcat ushtarake franceze, pjesë e NATO.

Pse kjo trysni u lejua të bëhej në Vjenë e tash në Bruksel?

Mendojë, se këtu mungon arsyeje e trajtimit të problemit, në mes kombeve dhe pa një zgjidhje të drejtë nuk ka qetësi. Për të mirën e kujt e bëni këtë tryseni, për ne, kurrë, por se bëhet për të mirën e serbëve, kjo veç shihet. Çfarë u kemi bërë ne shqiptarët, për gjithë këtë trysni të pa logjikshme?! Çfarë i kemi bërë ne shqiptarët Amerikës, e cila bënë trysnin më të madhe për të pranuar atë që iu duket e mirë për politikën e tyre në rrafshin global?! Se na keni ndihmuar, këtë nuk e mohon askush, por që të na merrni shpirtin në forma tjera, pothuaj nën narkozë, këtë nuk e kemi merituar dhe kam bindjen se kombi im do të zgjohet nga gjumi dhe do të krijojë situata më të favorshme për vete, e jo siç u detyruam të vepronim në fundshekullin e kaluar.

Kjo trysni bëhet edhe në Shqipërinë londineze, edhe te shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, në Luginë dhe në Greqi, vetëm e vetëm për të rehatuar dhe dhënë mbështetje politikës maltusiane, e cila në kohën tonë ka përdorur dy rrugë, armën dhe fshesën, thua se jemi racë e nëmur. Sa ka logjikë, që dy shtete të jenë në një pakt ushtarak, e të jenë në gjendje lufte?! Pse nuk u bë trysni që gjendje lufte të hiqet dhe të haprrojnë të barabartë në rrugën e pranuar nga të dyja palët?!

Pse përdorën standarde të dyfishta dhe bëhen trysni për t’i përdorë ato?! Pse njëri standard të jetë etniteti 5% i barabartë me 95% që t’i merret e drejta e trajtimit si etnitet, por të trajtohet si multienitet?! Pse 35% nuk i lejohet të jetë i barabartë me 40% (kushtimisht), por bëhet trysni për qetësi dhe mjaftojnë ajo e drejtë e garantuar, për gjuhë në lokalitetet shumicë dhe pa të drejtë përdorimi të shenjave kombëtare në nivel shteti?! Pse nuk po ndodh trajtimi i barabartë, edhe pse numerikisht janë shumë më tepër shqiptar në Luginë se sa serb në veri të Kosovës, për të dhënë mundësin e të jetuar të barabartë?! Pse shqiptarëve nuk u lejohet krijimi i komunave me banor shumë më shumë se malazez dhe pse nuk u lejohet përdorimi i simboleve kombëtare?!

Të gjitha këto kundërshti po ndodhin në shekullin e njëzetenjë, shekull ku ka pasur mundësi të fillojë jetën normale, e jo të kthehet në fillim të shekullit të kaluar, për të ecur rrugës së njëjtë. Luftërat Ballkanike ndodhën në kapërcyellin e këtyre dy shekujve, besojë se nuk do t’i vije për shtati Evropës dhe të tjerëve, të përsëritet ato që pasuan pas luftërave Ballanike.

 

Heshtja

 

Gjithë këto që ndodhën në hapësirën tonë kombëtare, ata që duhej të ngritin zërin heshtën dhe heshtin.

Heshtja ishte thyer vetëm në kohën e Ismail Qemalit, se edhe atëherë kishte trysni për të mos e shpallur Shqipërinë të pavarur. Po të kishte heshtur ai, ku do të ishim ne sot? E dinte fuqinë e vet, e dinte emancipimin e bashkëkombësve të vet, e dinte forcën ushtarake të vetën, megjithatë nuk heshti.

Kjo heshtje u thye edhe në kohën e Enver Hoxhës. Edhe ai i dinte të gjitha ato që u thanë për Plakun e Vlorës, mirëpo nuk heshti. Kjo ishte fitorja e dytë kombëtare, se po të kishte heshtur Enveri, ku do të ishte kombi ynë?

Heshtja e sotme, që nga viti 1990, nuk dihet pse ndodh. Sot kemi qenë e jemi më të fortë se dje e pardje. Sot jemi më të shkolluar se dje e pardje. Duhet të ketë një arsye shumë të madhe për heshtje, sepse çështja shqiptare morri të mbarën në vitin 1981, atëherë kur vendosëm të mos heshtim dhe nuk ka mundur të shkoj prapa, edhe pse u munduan shqipfolës e të huaj, ta rikthenin gjendjen në mbarimin e luftës së Dytë Botërore. Heshtja u thye dhe me daljen e UÇK si parzmore kombëtare dhe jehut të armëve të saj iu përgjigj edhe NATO.

Sikur të mos kishin heshtur burrështetas e lider politik dje dhe sot, nuk do të kishte heshtur edhe Akademia, siç po ndodh, kur ne për fqinjët jemi po ata me bishta. Heshtja mund të shpjegohet për dy arsye:

1. Mungon emancipimi politik, se po të mos mungonte ky emancipim, do të ishim më të fortë e të guximshëm, se do të dinim qëllimin e mbrojtjes së dinjitetit kombëtar dhe do të zgjidhnim rrugë e mjete të domosdoshme për kohën, dhe nuk do të lejohej të bëhej luftë zingjirore, herë në një pjesë të atdheu, e herë në pjesën tjetër. Akademia do të kishte të gatshëm platformën e veprimit dhe profesionalistët do të merreshin me jetësimin e tyre në teren.

2. Interesi vetjak e familjar është mbi interesin kombëtar, si mendim i dytë, që na bën për të dyshuar. Ky interes ka bërë që liderët e burrështetasit të janë futur në ujëra të ndyra dhe të huajt gjithnjë ua tregojë këtë fëlliqësi më të cilën janë të lyer dhe i bëjnë të heshtin, se edhe pa platformë politike të hartuar nga Akademia, kanë pasur argumente të bollshme për të kundërshtuar Rambuilen, Vjenën, Pakon e Ahtisarit dhe shtojcën e saj, që ka tejkaluar edhe gjashtë pikshin.

Mjeranët e të pa emancipuar politik në të dyja taborët, të parët pse heshtin kur e dinë se forcën e argumentit e kanë, e të dytët bëjnë trysni për të harruar të kaluarën, për të pranuar zhbërjen e kombit, për të pranuar gënjeshtrën si realitet dhe të mos i quajmë me emra bëmat e tyre, që i ka përcaktuar fjalori historik, për gjithë kombet.

Trysnisë dhe heshtjes do t’i vije fundi, por më mirë të lëvizin vet aktorët në këtë drejtimi, se sa të detyrohen ta bëjnë këtë, të jashtmit, se ata të brendshmit nuk do të ju epet mundësi gjithë jetën të luajnë me ndjenjat kombëtare. Për këto na mëson historia për të dyja palët.

 

Prishtinë, 08.07.2013

 

Shkruan: Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu