Pse Ministri Kujtim Shala po shkon në kurs konfrontimi me (ish) SHIK-un!

0
269

Mustafa, Thaqi

Që nga dita e parë e punës, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Kulturës Kujtim Shala ka dhënë shenja të forta që këtë sektor të qeverisjes së Kosovës don ta pastrojë nga elemente të forta të PDK-së dhe sidomos (ish)SHIK-ut.

Kjo ra edhe në sy kur Shala si i pari Ministër me futjen në zyre e riktheu edhe fotografinë e Ibrahim Rugovës me Papën- foto kjo e cila nga pararendësi i tij nga PDK Memli Krasniqi qe larguar posa qe emëruar Ministër Kulture. Ky hap i Shalës pat bërë bujë. Por Shala nuk u ndal me kaq. Na kujtohet tashmë përplasja e tij e fortë në Kuvendin e Kosovës me dikur operacionalistët e SHIK-ut- Bekim Haxhiun- Kamishin dhe Latif Gashin për, siç shala e pat quajtur fondin inegzistent prej gjysmë milioni eurosh për Stadiumin e futbollit në Mitrovicë. Debati pat eskaluar aq shumë saqë në të u involvuan edhe Isa Mustafa dhe Hajredin Kuçi i cili edhe i “stopoi” ish pjestarët e SHIK-ut tashti deputetë të Kuvendit nga PDK.

Pas kësaj Shala dha shenja që ka filluar ofensivë pastrimi në institucionet kulturore të vendit- duke shkarkuar bordet kryesore të këtyre institucioneve. Së pari Shala ka shkarkuar Bordin e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Pas kësaj ai mori vendimin që të shkarkohen bordet e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe të Galerisë Kombëtare të Kosovës, institucione këto që i kanë dhënë përfaqësim të dinjitetshëm të Kosovës në arenën në vitet e fundit.

Në ndërkohë, pas emrimit të Bordit të ri Drejtues të Teatrit Kombëtar, ky bord ka shkaruar drejtorin e përgjithshëm, Valdet Avdiut dhe drejtorin artistik, Emin Emini.

Pas këtyre vendimeve arbitrare të ministrit Kujtim Shala, Indeksonline ka raprtuar se kanë nisur përplasjet dhe pakënaqësitë e parë brenda koalicionit qeverisës, PDK-LDK.

“LDK-ja nuk dëshiron të pranojë asgjë nga e kaluara, prandaj ministrat e saj, në këtë rast ministri i Kulturës, ka filluar spastrimin e madh në institucionet kulturore. Kjo sigurisht se nuk i ka pëlqyer dhe nuk do t’i pëlqejë PDK-së dhe krerëve të saj”, kanë thënë burime të Indeksonline brenda ekzekutivitit.

Interesante është që sidomos Valdet Avdiu është emëruar Drejtor Teatri nga një Bord që nuk kishte qenë aq aktiv por për këtë Avdiu gjithmonë e ka quajtur veten si mik të ngushtë të Kadri Veselit- ish shefit të SHIK-ut dhe tashti Kryetarit të Kuvendit. Mbetet të shihet sa dhe si PDK do t’i durojë këto “ndërhyrje” të cilat duket që tash për tash është duke i bërë vetëm Shala nga Ministrat e LDK-së në Qeverisjen PDK-LDK të cilën po e udhëheqë Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu