Publicisti Leonard Komani nga Luzerni, reagon ndaj akuzave të pa vërtetuara ndaj Loredana Zefit

0
210

Rasti i reperes nga Ferizaji Loredana Zefit për vjedhje parash nga një çift në Zvicër bëri bujë ne të gjitha mediat.

Publicisti kosovar nga Luzerni, Leonard Komoni ,ka reaguar lidhur me rastin e Loredanës për shkak se sipas tij mediat e kanë ekzagjeruar duke e keqpërdorur emrin e Loredanës dhe bashkëshortit të saj Gramoz Aliut që njihet me emrin artistik ‘Mozzik‘.

Ai akuzon edhe mediat zvicerane për informatat e tyre të pasakta.

Postimin  e tij mund ta lexoni më poshtë:

‘LINÇIMET PRIMITIVE TË NJË MENDËSIE’

Ende pa u verifikuar lajmi se Loredana dhe Mozziku paskan mashtruar një çift zviceran, shpërthyen mediat shqipe dhe rrjeti i tyre social: të gjithë kërkonin pushkatimin.

Ende pa konfirmuar madje as lajmin. Linçet a la shqiptare. Mundet dikush të më shpjegojë se a ekziston ndonjë kufi tek liria e të shprehurit?

Sidomos në ato media që konsiderohen serioze. Deri kur do të raportohet pa verifikuar asgjë; pa kontaktuar palën për të cilën raportojnë; pa përfillur institucione, hiç pra, por vetë duke shkruar përmendsh.

U mjafton ndonjë shushuritje apo plasim infoje nga ndonjë portal pa adresë dhe u bë. Dje, qendër e vëmendjes ne mediat tona u shpërfaq Loredana Zefi. Në këtë e sipër nuk u kursye as reperi i njohur nga Kosova Mozzik.

Emri i së shoqes së tij u përmend deri në atë masë thuaj sikur ajo ishte shkaku i ndonjë lufte të tretë botërore. Edhe pse te „huazuara“ nga mediat zvicerane, me përkthime banale, kryesisht të pasakta, mediat tona sikur të kishin hy në garë, sikur ja që u erdhi shansi të shkatërrojnë karrierën e dikujt. Kësaj rradhe të Loredanës. Pse mos ishte ndryshe deri dje, do pyeste dikush? Jo, nuk ishte. Duke filluar nga Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha asnjëra nga këto jo që nuk u përkrahën në karrierat e tyre muzikore por në të kundërtën ne si shqiptarë nuk menduam dy herë dhe i banalizuam deri në fund me fjalët më të pista që ekzistojnë në fjalorin tonë.

Mua më çudit fakti se pse ne si popull, çdo herë nëse një person arrin një nivel karriere apo emri e paragjykojmë, duam ta fundosim, ta mbysim. Loredana për momentin e ka emrin dhe karrierën, mos ta njollosim ende pa u hap dhe pa përfunduar procesi. Ne duruam osmanë e serb me shekuj, por kur vjen puna ndaj tanëve as dakikën nuk e lëmë të kalojë. Skandalet me vetveten si duke janë ushqimi më i preferuar i mentalitetit tonë.

Dyshimet menjëherë (Mozzik bleu automjetin G class 63 tek një shqiptarë që ti ndihmojmë njëri tjetrit, Ardian Marku ne Swiscarcentrum Kriens) filluan sharjet, fyerjet nga më të rëndat pa kurrfarë hezitimi, paragjykimet etj. Jo vetëm në imazh por edhe në gjendje psikike dhe shëndetësore ndikon. Pse? Deri sot askush nuk ishte i interesuar për ata dy persona, të akuzuar tash në Zvicër. Sapo plasi lajmi u mbushën mediat dhe rrjetet sociale me fyerje, duke gjykuar, kërkuar dëbime, madje edhe shporje nga kjo toke e mundësisht edhe nga kozmosi.

„Ne“ si profesionistë (virtualë) që jemi, saora bëjmë padinë, aktakuzën, e mbajmë seancën gjyqësore aty për aty, i vlerësojmë provat, e gjykojmë, ja ndajmë dënimin e merituar (5 vite) dhe atë pa të drejtë ankese. E gjitha kjo procedurë zhvillohet brenda mediave kosovare dhe krahut të saj të zgjatur – rrjetit social. A ka mbetur sadopak etikë tek ne? Përgjegjësi ndaj vetes dhe jetës së tjerëve? A nuk është detyrë e prokurorisë zvicerane të mirret me ato akuza? Dhe ne të presim për më shumë para se ta dënojmë sikur të kishte shkatërruar kombin e ri kosovar. Mos ndoshta e njëjta ndodhë edhe në Kosovë?

Mos është kjo arsyeja se pse në Kosovë nuk ndodhë asnjëherë drejtësia, sepse turmat dhe mediat nuk i lënë ato të punojnë po nuk vepruan si këto? Kështu jo shtet ligjor impononi por anarki, nga ato më primitivet e mundshme’, ka shkruar ai.

Shkruan: Leonard Komani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu