Publikohen listat e Veteranëve të UÇK-së nga zona e Shalës

0
828

UCK

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së ka publikuar sot listën e dëshmorëve, veteranëve, invalidëve dhe të refuzuarve për këto kategori nga Zona Operative e Shalës.

Publikimi vjen gati tri javë më vonë se ç’ishte parashikuar për shkak të reagimeve që ngjallën publikimi i listave nga Zonat Operative të Karadakut, Llapit e Nerodimes.

Lista preliminare tregon se 1 mijë e 724 individëve u është njohur statusi i veteranit luftëtarit të UÇK-së, 193 individëve u është njohur statusi i invalidit dhe 114 statusi i dëshmorit.

Ndërsa 418 individë kanë marrë statusin e pjesëtarit të UÇK-së dhe 331 të pjesëmarrësit të UÇK-së, kurse 801 të tjerëve u është refuzuar aplikacioni.

Listën e plotë të Zonës Operative të Shalës mund ta lexoni duke klikuarKËTU.

Listat mund të gjendet Këtu

http://www.komveterani.net/?page=1,115

Kanë mbeur pa u publikuar listat e tri zonave më të mëdha operative të UÇK-së: Drenicës, Dukagjinit dhe Pashtrikut.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu