Qeriqi i fton veteranët në protestë

0
184

Xhevdet-Qeriqi

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i ka dhënë ultimatum Komisionit për Verifikimin e Veteranëve që brenda kësaj jave ti publikojë të gjitha listat e veteranëve, ose në të kudnërtën do të protestojnë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar edhe mendimin e bashkëluftëtarëve tjerë nëse janë të pajtimit që të dalin në protestë
“Bashkluftarë të nderuar, komisioni qeveritar për statusin e veteranit të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet këtë javë ta përmbyll këtë proces, i cili ka filluar qe më tepër se dy vite, pra këtë javë duhet të dal me listat përfundimtare. Mendoj se çdo shtyrje e mëtutjeshme është e padrejtë dhe e papranueshme pra kërkoj edhe nga ju të nderuar bashkëluftuar se në rast se këto lista nuk publikohen këtë javë, Javën tjetër të protestojmë bashkë para qeverisë të republikës së Kosovës, sepse qëllimshëm ky proces po prolongohet bile po dëgjoj zëra të ndryshëm që thuhet se po mundohen që këtë proces ta shtyejn deri në fund të këtij viti që ky buxhet i cili është ndarë për këto kategori për vitin 2015 të bartet në ndonjërin dikaster të qeverisë për nevoja të tjera. Krejt në fund kisha kërkuar mendimin e juaj a është rruga më e mirë që javën që do të vie të protestojmë me qëllim që të ushtrojmë presion që ky proces të përmbyllet njëherë e përgjithmon. Mendimi im është që javën tjetër të dalim bashkë në protestë në të kundërtën ky proces nuk do të përfundoj kurrë”, ka shkruar Qeriqi në profilin e tij në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu