Qeveria e ardhshme Maqedone, në dorë të shqiptarëve

0
101

Lideri i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski mbrëmë ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të parakohshme si dhe ka paralajmëruar fillimin e bisedimeve për forimin e qeverisë së re.

Fitore ka shpallur edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Mirëpo sipas rezultateteve preliminare të KSHZ-së të dyja partitë kanë arritur të vitojnë nga 51 deputetë.

Me këtë matematikë, partitë shqiptare do të jenë përcaktuese të qeverisë së ardhshme të Republikës së Maqedonisë.

Ndonëse të coptuar dhe të humbur, shqiptarët kanë mundësi të vendosin në tavolinë platformën e tyre si kushtëzim për krijimin e kabinitetit të ri qeveritar.

Një opsion tjetër i propozuar nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare është edhe formimi i një qeveri gjithpërfshirëse, në të cilën do të marrin pjesë të gjitha partitë politike.  Kjo qeveri parashihet të jetë me një mandat prej dy viteve deri sa të zgjidhen problemet e brendshme dhe të jashtme të vendit.

Në Maqedoni u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pasuan një krizë politike që pasoi pohimet për korrupsion qeveritar, gjë që çoi në dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski në muajin janar të këtij viti.

Sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit ka fituar 38.06 për qind të votave, ndërsa Lidhja Social Demokratike e Zoran Zaevit, ka fituar 36.69 për qind.

Në vend të tretë është Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit që ka fituar 7.30 për qind i pasuar nga Lëvizja Besa me 4.87 për qind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu