Qeveria e Berishës ua kishte kthyer pronarëve Butrintin e mbrojtur nga UNESCO

0
279

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncon një rast të paprecedentë.

Parku Kombëtar i Butrintit i njohur si pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s, i shpallur si Park Kombëtar në vitin 2000, iu është kthyer si pronë disa ish-pronarëve në muajt e fundit të qeverisjes “Berisha”.

“Me lidhje interesash familjare të ish-zyrtarëve të lartë dhe përfituesve të këtij kompensimi, me dokumente të dyshimta, një pjesë e madhe e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe respektivisht në zonën e njohur si Kanali i Butrintit, liqeni i Butrintit deri në detin Jon, duke përfshirë në këtë vendim edhe ishujt e njohur të Ksamilit, janë njohur si tokë në kompensim“, thuhet në komunikatën e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Me këtë vendim, jo vetëm territori i Parkut Kombëtar i vënë në mbrojtje me një sërë ligjesh dhe konventash ndërkombëtare por edhe qyteti antik 3.000-vjeçar i Butrintit tashmë ju është kthyer pronarëve fiktivë, raporton shekulli.

“Forumi i Trashëgimisë, i cili për një kohë të gjatë ka denoncuar rastet e dëmtimeve të trashëgimisë sonë të përbashkët, denoncon sot me forcë këtë akt të rëndë, kundër trashëgimisë kombëtare dhe kërkon nga Qeveria “Rama” të anulojë këtë vendim. Gjithashtu i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të hapë hetimet për këtë çështje, duke nxjerrë përpara drejtësisë ata që kanë falsifikuar dokumentet, apo kanë thyer ligjet shqiptare për zonën e mbrojtur të Butrintit”, përfundon deklarata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu