“Qeveria kalimtare” dhe pozicioni i partive shqiptare!

0
132

Selim2

LSDM zbut zërin ndaj BDI -së! Apo katërshja partiake bisedon për një qeveri kalimtare.
“Shpërthim pas shpërthimi” ,”bombat “e opozitarit Zoran Zaev asesi nuk i përfshinë aq sa duhet partitë politike shqiptare.Lideri i LSDM-së tha se posedon materiale dhe asnjëri nuk do ti shpëtojë “bombës” së tij.
Ngjarje pas ngjarje,bomba e 33-të nuk e nxorri partinë shqiptare në pushtet jashtë loje.Atëherë çfarë sollën bombat e tij dhe si do të veprohet në rast se situata do të vazhdojë me kundë rprotesta?!
Këtu pozicioni i BDI-së ngel i hapur dhe me hapësirë manovrimi me partitë e bllokut tjetër.Heshtja e kreut të BDI-së duket se është strategjia më e mirë që kjo parti ka zgjedhur për të minimizuar efektet e skandaleve dhe të gjendjes së post-Kumanovës.
BDI si pasojë e humbjes së kredibilitetit është në lojë për tu rimëkëmbur.Terrenin politik, BDI-së ja bëjnë ende më të lehtë, partitë opozitare shqiptare, të cilat kurrësesi nuk arrijnë të kordinohen.
Sipas shtypit, efekti “bombë” i Zaevit ka më tepër rëndësinë e një lufte me VMRO-në dhe ardhjen në pushtet të LSDM-së, se sa të ndonjë transformimi të thellë konceptual në Maqedoni.
Kapacitetet demokratike tek shqiptarët duket se janë shteruar. A mund Kosova dhe Shqipëria të sjellin një fazë të re të politikës shqiptare në Maqedoni? E gjithë kjo është hipotetike .Takimi i fundit në Pogradec ishte me tepër formal se sa punues!
Të presim efektet e krizës, pasi “bombat” e opozitës dhe protestat,sipas ekspertëve nuk kanë diametër të caktuar .Sipas veprimeve aktuale, BDI përgatitet për transfer të pushtetit dhe indikacionet tregojnë se kjo parti dhe PDSH paraqiten si amortizatorë të krizës.
“Bombat” tre mujore u ndanë në të buta dhe te forta.Shqetësuese ngel spektri politik opozitar shqiptarë në ngecjet rreth organizimeve paqësore demokratike.
Në rast se dekontaminohet vetëm pjesa maqedonase e politikës me largimin eventual të kryeministrit dhe e njëjta gjë nuk ndodhë në politikën shqiptare të Tetovës ,atëherë proceset për gjatë kohë do të jenë të bllokuara.
Me qeverinë e zgjeruar identifikimi i faktorëve të krizës në spektrin politik do të kalonte në qendër.Deri atëherë lëvizjet e reja kanë mundësi të dalin më të forta përballë BDI-së dhe PDSH-së.Faza tranzitore sipas zhvillimeve do t’ju takojë aktorëve aktual me mundësi për manovrime dhe koalicione të jashtëzakonshme për opinionin.

Nga: Selim Ibraimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu