Qeveria kriminale ia humbi Kosovës edhe një vit

0
85

Policia Speciale

Degradimi vazhdoi, qytetarëve iu venit shpresa

“Krimi është instaluar kudo në shtet. Ai fillon nga kryeministri e ministri i Punëve të Jashtme dhe vazhdon nëpër instanca të ndryshme. Nuk mund të ecë shteti më me këtë gjendje. Pra, kemi gjendje të rëndë dhe shumë pa rrugëdalje. Përgjegjësit dihen, por ata nuk kanë moral për të dhënë llogari. Ndaj, kërkohet që të veprojnë qytetarët me masat demokratike, duke i detyruar organet të veprojnë kundër tyre, kundër uzurpatorëve të shpresës së qytetarëve për ditë më të mira”, tha prof. Muhamet Kelmendi

Falë mungesës së Qeverisë profesioniste dhe të përkushtuar si dhe instalimit të oligarkëve në drejtimin e shtetit, klasa politike klienteliste në pushtet ua humbi edhe një vit shprese qytetarëve të Kosovës. Deputetët e opozitës dhe analistët politikë janë tepër kritikë ndaj pushtetit që ka uzurpuar gjithçka. Deputetja Teuta Haxhiu nga AAK-ja thotë se është për keqardhje fakti se politika në pushtet, përkatësisht keqqeverisja LDK-PDK, qytetarëve po u kushton jashtëzakonisht shumë. “Është e dhimbshme kur sot në Kosovë, në këtë varfëri dhe skamje kaq të madhe, luhet me fatin dhe të ardhmen e qytetarëve. Unë  nuk e di, nëse këta pushtetarë janë të vetëdijshëm për pasojat afatgjatë që sjellë kjo gjendje. Gjendje për të cilën do të thosha e patolerueshme në një shoqëri normale demokratike. Shteti sot është në gjendje të mjerë, ndërsa qytetarët po i vuajnë pasojat. Si pasojë e sjelljeve arrogante të atyre që sot e kanë kapur shtetin, keqqeverisjes, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha deputetja Haxhiu për  “Kosova Sot”. Ajo pohon se tani ato 365 ditët që ikën në dështim të plotë janë një humbje e madhe, që nuk do të kompensohet kurrë dhe ky realitet dhemb shumë dhe humb shpresat e qytetarit të Kosovës. “E, pra ishte kjo, fillimi i humbjes së shpresës dhe besimit të qytetarëve në qeveritarët e “kurorëzuar” jonatyrshëm, mosgatishmëria e tyre për rritjen e mirëqenies, mosluftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, klientelizmi dhe nepotizmi i pashembullt, mosfunksionimi i rendit dhe ligjit, mosperspektiva për rininë tonë të mrekullueshme, më të mirën në botë, e mbi të gjitha humbja e shpresës për një ditë më të mirë në Kosovë bëri që ndodhi eksodi më i madh i pasluftës në Kosovë. Fatkeqësia bëhet edhe më e madhe, kur kemi parasysh se në mesin e dhjetëra mijëra qytetarëve, që e braktisën vendlindjen e tyre, është shtresa më vitale e popullit tonë. Është rinia, për të cilën nesër do të kemi shumë nevojë. Por, sigurisht që do të jetë vonë. Kjo fatkeqësi qytetare sot, si pasojë e këtij ndëshkimi qeveritar, vështirë se do të mund të kompensohet nesër”, tha deputetja Teuta Haxhiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu