Qeveria: Për “Vetëvendosjen” kemi forcë, për serbët e veriut jo

0
83

Prishtinë, 11 janar – Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar  se nuk do të kursejë forcën që ka në dispozicion kundër aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosje”, nëse ata tentojnë në fundjavë të bllokojnë rrugët apo pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë. Njëkohësisht ka dhënë zotimin të mos përdorë dhunën si mjet për të liruar rrugët e barrikaduara nga serbët e veriut që prej korrikut të vjetëm.
Në mbledhje të Qeverisë nuk ishte në rend dite çështja e paralajmërimit të LVV-së për aksionin që mëton ta nisë të shtunën, në funksion të zbatimit të vendimit të Kuvendit për reciprocitet tregtar, politik e ekonomik me Serbinë. Mirëpo, në shumicën e kohës është folur për këtë aksion. Fiks 18 nga 28 minutat sa ka zgjatur mbledhja, i është kushtuar kësaj teme.
Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, fillimisht ka thënë se me brengosje dhe shqetësim i ka marrë paralajmërimet e LVV-së që kanë elemente “të krijimit të një destabilizimi”. Pastaj, ka informuar kabinetin qeveritar se do të veprojë në bazë të Kushtetutës, që ia lë në kompetencë ruajtjen dhe kontrollin e kufijve ministrisë që drejton. Aty ka dhënë zotimin për të përdorur të gjitha mjetet që të mos ua lërë në dorë kufijtë grupeve joformale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu