Qeveria synon kursimin e milionave me kategorizimin e veteranëve të UÇK-së

0
74

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Komisionin për Klasifikimin e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke bërë kështu hapin e parë drejt nisjes së zbatimit të Ligjit të ri të veteranëve të luftës.

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka kërkuar nga kabineti Qeveritar mbështetjen e tyre që ministria të cilën e udhëheq, të përmbushë obligimin e fundit ligjor të saj, krijimin e Komisionit për klasifikimin e veteranëve të UÇK-së, raporton KTV.

Komisioni mori votat e gjithë kabinetit Qeveritar, duke përjashtuar ministrin e Kthimit, Dalibor Jevtiq, i cili ishte krejt indiferent ndaj këtij diskutimi, ai nuk ngriti dorë as për pro, as për kundër por as për abstenim.

Jetësimi i këtij komisioni zhbllokon edhe marrëveshje “stand by” në vlerë prej 100 milionë eurosh, që Qeveria e Kosovës bëri me FMN-në, e cila ishte kushtëzuar me zvogëlimin e buxhetit të ndarë për veteranë.

Pasi ky klasifikim pritet t’i kursejë miliona euro buxhetit të Kosovës.
Kohavisioni merr vesh se ky komision do të ketë 3 anëtarë, Faik Fazliu do të jetë përfaqësues i Qeverisë së Kosovës në këtë komision, Hysni Gucati do të përfaqësojë Organizatën e Veteranëve të Luftës, ndërkaq nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies do të jetë Gani Smakaj.

Puna kryesor e tij do të jetë klasifikimi, që nënkupton se veteranët do të marrin pensionin varësisht se në çfarë kohën ndodhi aktivizimi i tyre në luftë.

Kategoria e parë do të jenë veteranët e aktivizuar nga viti 1991, e të cilët ishin aktivë deri në fundin e luftës, ata do të gëzojnë pensionin në vlerë prej 250 eurosh.

Kategoria e dytë do të jenë të aktivizuarit në luftë nga marsi i 98-s e deri në fund, pensioni i të cilëve do të jetë 170 euro.

Kurse 120 euro pension do të kenë ata që luftës iu bashkuan nga marsi i 99-s.

Dhe bazuar në atë që shumica e veteranëve janë aktivizuar më ’99-n, pensioni i tyre do të zbresë në 120 euro, buxheti për veteranë do të kursehej për disa milionë euro.

Kategorizimi i veteranëve, që është paraparë të përfundojë më 31 mars, por për shkak të ankesave në Gjykatën Kushtetuese, ai u shty për maj, por as në maj e as qershor nuk ndodhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu