Qytetarët i përgjigjen thirrjes së Vetëvendosjes për protestë kundër Thaqit!

0
395

Subjekti opozitari i Kuvendit të Kosovës Lëvizja Vetëvendosje pretendon t’i kthehet protestave në rrugë për të kundërshtuar idenë e Presidentit të shtetit Hashim Thaqi për korrigjim të kufijve me Serbinë në fazën përfundimtare të dialogut në Bruksel.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Ismajl Kurteshi, është shprehur i bindur se përmes protestës do të arrijnë ta pengojnë Presidentin Thaqi në realizimin e këtij synimi.

“Shpresojmë se do të ketë sukses pasi që qytetarët me të gjithë ata që po kontakotjnë janë shumë të brengosur dhe janë të bindur se kjo marrëveshje që po e proklamon z. Thaqi është në dëm të vendit, po ashtu shihet një gatishmëri e qytetarëve për të protestuar dhe për t’i penguar këto biseda ilegale me Serbinë, sepse ai nuk ka asnjë autorizim prej institucioneve të Kosovës që të shkojë në bisedime, nuk ka ndonjë platformë të aprovuar, dhe krejt kjo që po bëhet është pa akordimin e instuticoneve të vendit”, ka deklaruar ai për “Gazeta Blic”

Bazuar në matjet e opinonit që sipas Kurteshit i ka bërë VV-ja për këtë protestë të paralajmëruar, qytetarët janë të gatshëm për të protestuar kundër marrëveshjes përfundimtare që po e proklamon Thaqi.

“Ne jemi duke e përgatitur opinonin, duke i njoftuar se çka po i përgatitet vendit dhe pastaj do të vendoset për detajet, për kohën, për vendin, për formën e protestës. Jemi duke e matur gatishmërinë e tyre dhe bazuar në matjet tona, gatishmëri është shumë e madhe për ta penguar këte të keqe të madhe që po i kanoset vendit”, u shpreh deputeti Kurteshi.

Në këtë protestë, sipas Kurteshit do të marrin pjesë edhe partitë tjera opozitare të Kuvendit të Kosovës, LDK-ja dhe PSD-ja.

“Sa i përket opozitës, jeni dëshmitar të deklarimeve të partive opzitare se edhe ato janë të gatshme të bëhen pjesë aktive e protestës”, tha ai.

Ndryshe, ka disa ditë që presidenti Thaqi ka shpalosur ide të ndryshme për ndryshim e korrigjim të kufijve me Serbinë.

Madje, ai ka paralajmëruar se këtë temë do ta diskutojë edhe gjatë shtatorit, kur pritet të mbahet në Bruksel takimi i radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu