Qytetarët kanë gjetur fajtorin për mosliberalizimin e vizave (Foto)

0
112

Në raportin e UNDP-së dhe USAID-it, kosovarët u pyeten edhe për arsyet që Kosova nuk është përfshirë në regjimin pa viza.

Ata fajësuan Qeverinë dhe institucionet e tjera të Kosovës.

Shumica e të anketuarve (42%) mendojnë se kjo ndodh “për shkak se institucionet e Kosovës nuk i kanë përmbushur kriteret e nevojshme”, të pasuar nga 23% e kosovarëve të cilët theksuan se kjo ndodhë për shkak të “problemeve me Serbinë”, dhe 21% e atyre që theksuan se kjo ndodhë për shkak të “pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën”. Një numër i konsiderueshëm i kosovarëve mendojnë se Kosova është lënë jashtë regjimit pa viza “për shkak të situatës ekonomike dhe politike” (17%, respektivisht 15%), si dhe “për shkak të imazhit të keq që Kosova ka në Evropë”.

“Kur është fjala për akterët përgjegjës – dhe duke pasur parasysh se qytetarët duhet të kërkojë llogari nga përfaqësuesit e institucioneve të tyre – është inkurajuese se shumica e të anketuarve (61%) i bëjnë institucionet e Kosovës përgjegjëse për mos finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave ende për Kosovën”, thuhet ndër të tjera në këtë raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu