Rahovec:Lista nervozon veteranët (VIDEO)

0
328

Ismet Tara

“Allahu i marroftë ata që e kanë pranu statusin e nuk janë veteranë lufte”

Ish-luftëtarët e UÇK-së nga Rahoveci, kanë protestuar sot duke shprehur pakënaqësitë e tyre pas publikimit të listave për veteranët e luftës.

“Allahu i marroftë ata që e kanë pranu statusin e nuk janë veteran lufte. Unë nuk e pranoj statusin pa këta shokë”, ka thënë veterani Skender Thaçi.

Një veteran tjetër ka shtuar: “E kam pru një kamion armatim, e sot nuk më njihet statusi”.

Përveç kësaj pakënaqësie, ata kërkojnë edhe ndryshimin e Ligjit për Veteranët.

“Jemi kundër Ligjit që e ka përcaktuar statusin e veteranëve”, thotë komandanti i Brigadës 124 të Zonës së Pashtrikut, i cili ka lexuar edhe një listë me emra, në të cilën janë përfshirë individë që vetë rahovecianët nuk kishin dëgjuar për ta e të kenë marrë pjesë në luftë.

Përkrahje këtu po premton edhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve në Rahovec, Vajedin Berisha, ndaj të cilit kanë mllef këta luftëtarë.

“Jam me juve”, tha ai.

Ndërsa, ka të tillë që dëshirojnë të refuzojnë statusin e veteranit, me arsyetimin se aty ka të tillë “që denbabaden me shkaun kanë punu”!

Në fund u kërkua që të propozohen nga dy përfaqësues të batalioneve, të cilët do të krijonin komisionin për ta kundërshtuar ligjin. /Klan Kosova/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=TteC1LLqXtM” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu