Rama: Marrëveshja për kufirin detar me Greqinë është një tradhti kombëtare

0
315

Edi Rama: Nuk do njohim asnjë marrëveshje me Greqinë që nuk respekton vendimin e GJK-së

Kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama nuk ka lënë jashtë vëmendjes as çështjen e kufirit detar me Greqinë, duke i dërguar një paralajmërim qeverisë shqiptare.

“Marrëveshja për kufirin detar me Greqinë është një tradhti kombëtare. PS është për fqinjësi të mirë me Greqinë, por vetëm nëpërmjet reciprocitetit dhe jo nëpërmjet favoreve”, theksoi Rama.

“Është e patolerueshme që qeveria shqiptare ta riheqë vijën e kufirit detar me Greqinë, sipas interesave politike dhe ekonomike të fqinjit, apo të rikthehet përsëri në rrugën e negociatave të errëta dhe krejtësisht të dyshimta pasi u rrëzua me turp në Gjykatën Kushtetuese për një marrëveshje antikombëtare. Marrëveshja për kufirin detar duhet të bëhet, por duhet të bëhet në dritën e diellit dhe mbi bazën e reciprocitetit më absolute”, nënvizoi ai.

Kryetari i opozitës Edi Rama ka reaguar për çështjen e kufizimit të imunitetive duke i ka kthyer përgjigje kryeministrit Sali Berisha. Rama ka deklaruar se PS-ja është e gatshme të japë brenda shtatorit votën në Kuvend, vetëm në rast se diskutohen edhe paketa e ndryshimeve të tjera kushtetuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu