Rashiti: Raporti i Williamson – tendencioz

0
504

Reshiti

Në një shkrim të tij, të postuar në Facebook, analisti Naim Rashiti ka thënë se raporti që publikoi dje prokurori Clint Williamson ishte konfuz dhe tendencioz. Shkrimin e tij mund ta lexoni më poshtë.

Konferenca per shtyp e shefit te e taskforces STIF, Clint Williamson, e ka bere situaten rreth hetimeve te pretenduara ne raportin e Dick Martit shume konfuze che ne ca raste, duket tendencioze. Fillimisht te themi se ky raport do te jete heim dhe aktakuza ngritet vetem pas konfrimit nga Gjykata.
Njelloj, jam pak i befasuar me analizen qe po behet rreth deklaratave te Williamson.

Dick Marty pergatiti raportin qe mbulon periudhen qe nga viti 1998 deri ne vitin 2006. Ne baze te rezolutes se KiE-se, STIF eshte dashur te hetoj pretendimet dhe pergatit raport, apo ne rast te gjetjeve ngris Aktpadi.

Dje, ai perseriti se hetimet e tij jane te ngjajshme me raportin e Dick Martit, Flet per krime lufte, krasitje organesh, pastrim etnik, kriminalitet te pjesetareve te UCK-se, vrasje me motive etnike, politike etj. Flet per ca raste te caktuara ku potencialisht ka pasur vrasje me qellim trafikim organesh. dhe per te gjitha keto ngarkon strukutra te larta dhe udheheqes te UCK-se.

Me shume e tregon qarte, se Tribunali i Hages, kishte kerkuar autorizim per hetimin e “krimeve potenciale” per periudhen e pas luftes.

Ne fakt, ky eshte ehde problemi i nje hetimi te tile. Nese qellimi i ketij hetimi ka qene te hetoj krimet eventuale te kryera nga pjestare te UCK-se, atehere kjo periudhe nekupton periudhen 1998- deri ne Qershor 1999 (me se largu deri ne SHtator 1999). Keshtu edhe ma kane shpejguar njohes te mire nderkombetar te procesit. UCK zyrtarisht eshte demilitarizuar me 21 Qershor 1999 dhe dorezimi I armeve dhe demelitarizimi i plote i saj ka ndodh tre muaj pas.

Pra, sa i perket pretendimeve te krimeve te luftes, UCK mund te hetohet vetem per periudhen 1998-21 Qershor 1999.

Per kete periudhe, raporti nuk ka arrite te gjej deshmi te mjaftueshme per pretendimet per trafikim organesh apo vrasje me qellim per trafikim organesh, pretendime keto fillimisht te sjellura nga media nderkometare ne vitin 1999 dhe qeveria e Serbise. Kerkimet per deshmi do te vazhdojne deri ne ngritjen e aktakuzes e ndoshta edhe me gjate.

Sipas tyre, hetimi sjell deshmi per disa burgje, kampe qendrimi, se paku 4 burgje ne Shqiperine veriore, dhe cakton edhe pergjegjes, me emer. Pjesetar te UCK-se akuzohen per trajtim jo-njerezor dhe mbajte me dhune, krime qe duhet te hetohen nese vertetohen.

E kam shume te konfirmuar se pas padise kunder Milosevicit, nje numer i madh shtetesh dhe perfaqeshues te larte te OKB-se kerkonin nga kryeporkurorja e Hages, arresimin e “peshqve te medhej” te UCK-se. UNMIK-u permes perpilimit te raporteve, hetimeve e dhe shenimeve, kerkonte ndihmen e tribunalit te Hages, ne akuzimin e zyrtareve te larte te UCK-se. Qellimi I tyre nuk ishte hetimi I krimeve te pretenduara por sic thoshte nje zyrtar” heqja qafe e tyre nga ketu”. Ata sic thonin kishin nevoje per largimin e tyre nga Kosova. Deri ne padine ndaj Milosevicit, Haga hetonte vetem komandantet e ushtrise Serbe ne teren.

Duke kerkuar pergjegjesi komanduse per komandatet e UCK-se, Prokuroria e Hages, arriti te ndertoj nje katakuze kunder Ramush Haradinaj, e cila si pergjegjesi komanduese u hodh poshte nga Gjykata. Haga nuk provoi te hetoj rate tjera.

Por sikur raporti i Dick Martit hetimi perfshine edhe periudhen e pasluftes, periudhe per te cilen, Tribunali i HAGES nuk kishte mandat te hetoj, sic e tha Williamson. Ne ate periudhe, faktori nderkombetar nuk donte ti hetoj krimet eventuale per hir te paqes dhe stabilitetit. Ne fakt faktori nderkometar nuk donte ti hetonte ato krime sepse vet faktori nderkometar
administronte Kosoven.

Fakti se OKB adminstronte me Kosven nuk jep asnje arsye dhe nuk imunozon kryerisit e shume krimeve ne periudhen e pasluftes. Kete pergjegjesi morale dhe ligjore duhet ta bartin insitucionet e vendit dhe perfaqsuesit politik.

Megjithate, Williamson nuk ka te drjete ti referohet perfaqesuesve te larte te UCK-se per deshmite e gjetuar per periudhen e pas luftes. Nese keta njerez ngarkohen me krime, ata jane ish-pjesetar te UCK-se, dhe nuk kane asnje pergjegjesi ne emer te UCK-se. Pas periudhes se demilitarizimit. nje pjese e tyre formuan parti politike e disa tjere filluan vepritari tjera e disa tjere kaluan ne TMK apo SHPK. Po e vertete, nje numer njerezish e komandantesh ne veprimet e tyre jane thirrur ne emer te UCK-se por ata nuk kane qene UCK, por ata nuk kane kryer krime lufte, por nese kane bere dicka kane bere vepra penale e kriminale.

Keshtu qe UCK eshte force par-ushtarake ne periudhen 1998-21 Qershor 1999 dhe nese pjesetar te saj kane kryer krime ata duhet te hetohen individualisht..

Nese njerez te caktuar hetohen e gjykohen per periudhen pas demilitarizimit te UCK, ata nuk jane UCK, por jane qytetar te Kosoves. si te tilla, ato nuk mund te jene krime te luftes, por vetem si vepra kriminale.

Si te tilla, eshte dashur te hetohen nga admisntrata nderkometare, por edhe nga institucionet e Ksooves, me heret apo edhe tash.

Nese keto pretendime per krime kane ndodhur, dhe natyrisht shume e sbume vrasje kane ndodhur, ato kane ndodhur ne kohen kur Kosova tereisht admistrohej nga faktori nderkometar. Ne vtin 2001, ne Kosove kishte 100.000 pjesetar nderkometar, ushtarak, polic, gjykates, prokuror e administrator. KFOR-i kishte 42.000 trupa. Policia e UNMIK-ut kishte mbi15,000 pjesetar.

E politika kosovare ishte aq e perqare dhe pa interesuar, e pa pjekur per te ndertuar nje kohezion shoqeror e shtet. PRa bashkesia nderkometare deshtoi por duhet kerkuar me shume pergjegjesi nga elita politke e vendit.

Nje mesim i fuqishem duhet nxjerr, perkunder dhjetra e dhjetra e dhjjetra miliardave te shpenzuara, administrimi nderkometar ruan paqen por nuk nderton shoqeri e shtet demokratik. Ky process duhet te jete burimor.

Thene drejtesisht faktori nderkombetar here me te drjete e here pa te drejte nuk beson se institucionet e Kosoves jane te gatshme per gjykimin e veprave kriminale qe involvojne politken apo njerez te fuqishem rajonal. Megjithate duhet insistuar qe nese ka raste deshmi per raste te krimeve te pas luftes, ato raste duhet te hetohen ne Kosove dhe si te till ate ndahen nga pretendimet per krime te luftes.

Vitin e kaluar, STIF kishte pergatitur nje draft, lobonte per nje gjykate jashte juriksionit te Kosoves, te ngjajshme me ate me Tribunalin per Libanin, me nje kosto prej 300 mil EUR. Shumica e vendeve te BE-se refuzuan projektin, rkyesisht pershkak te kostos. Me vone projekti u zvogula me nje gjykate me te vogel, me mandat 5-vjecar me nje buxhet prej 150 Mil euro. Edhe ky projekt u refuzua.

Pas negociatave me Prishtinen, u arrit kompromisi qe kjo gjykate, ne kuader te Kosoves por me veprimtari ne Hage te kete mandat 5 vjecar me nje kosto prej 30 Mil eur.

Por hetimi i STIF-nuk ka perfunduar, dhe do te vazhdoj te kerkoj deshmi per te mbeshtetur pretendimet. E gjykata nuk do te funskionalizohet deri ne vitin e ardhshem. Ky process duhet pershepjtuar ashtu qe keto pretendime te heton sa me shtejt qe esthe e mundur.

Qe mareveshja me Holanden te ratifikohet sa me shpejt. Dhe Qeveria e Prokuroria e Kosoves te ofroj sa me shume ndihme ne pershpejtimin e gjykimeve eventuale. Qe qeveria te ndryshoj klimen rreth rendit e ligjit ne Kosovoe e rastet eventuale me pak serioze te gjykohen ne Prishtine, dhe qe gjykatat tona te gjykojne drejt e bindshem.

Ka shume gjase, qe mandate I kesaj gjykate, sic ka ndodh me Tribunalin e Hages, te vazhdohet edhe per me shume vite, prandaj, Shteti I Kosoves, duhet te bej shume qe pas dy-tri viteve Gjykata te kthehet ne Prishtine.

Nese nuk ndodh, kjodo te tregoj pa pjekurine shtetit, politikes e shoqerise dhe do ta demtoj shume imazhin e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu