Rasti i komplikuar i Shefki Jahajt, dëshmor edhe pa qenë pjesë e UÇK’së?

0
278

Shefki Jahaj

Shefki Jahaj, nga Landovica e Prizrenit, ishte rrëmbyer nga forcat serbe më 26 mars të vitit 1999, në fshatin e tij dhe ishte gjetur në vitin 2006 në një varrezë masive në Serbi. I biri i tij, Shemsedini, thotë se babai i tij ishte pjesëtar i Mbrojtjes Civile të UÇK-së, përderisa Komandanti i Brigadës 125, Nehat Basha, deklaron se UÇK-ja në atë kohë nuk ka pasur njësit apo pjesëtarë që i ka njohur si Mbrojtje Civile.

Shemsedini kishte aplikuar që prindi i tij ta gëzoj statusin e dëshmorit dhe emri i babait të tij kishte dalë në listat preliminare duke u njohur si dëshmor i luftës. Por,dy ish-ushtarët e UÇK-së, njëkohësisht edhe vendas të Shefki Jahajt nuk pajtohen që atij t’i jepet ky status, pasi që sipas tyre Shefkiu asnjëherë nuk ka qenë pjesë e UÇK-së dhe rrjedhimisht nuk mund të quhet dëshmor.

Enveri Gashi dhe Nahit Thaçi dyshojnë se shpallja e Shefkiut dëshmor ka ndodhur pasi nipi i tij Osman Shehu, i njohur në luftë si “Komandant Çuni”, ka qenë komandant i batalionit të parë të Brigadës 125 si dhe ka ndikuar që daja i tij të merr statusin si dëshmor i brigadës 125, pasi që ai ishte edhe anëtar i komisionit vlerësues kur është bërë verifikimi i invalidëve dhe dëshmoreve, para se të behej prej Komisionit Qeveritar. Se Osman Shehu ka qenë pjesë e këtij komisioni, e thotë edhe komandanti i Brigadës 125 Nehat Basha.

Ish-komandanti Osman Shehu arsyetohet se ai nuk ka qenë pjesë e komisionit vlerësues qeveritar, rrjedhimisht nuk ka mundur të ketë asnjë ndikim që daja i tij Shefkiu ta marrë statusin e dëshmorit. Ai me të tjerët kanë qenë vetëm në cilësinë e dëshmitarëve për vlerësimin e statusit të ish -pjestarëve të UÇK-së.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=v0QFsCL8tjc&t=56″ width=”560″ height=”315″]

Ndërsa në Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statuseve të ish-ushtarëve përmes telefonit i kanë thënë gazetës që vlerësimi i secilit që ka qenë pjesë e UÇK-së është bërë mbi bazën e atyre që ka thënë komandanti për secilin ish-ushtar të UÇK-së gjatë dëshmisë që komandantët e kanë pasur para komisionit, që i bie se nëse Osman Qerreti i ka thënë komisionit se Shefki Jahaj ka qenë pjesëtar i batalionit të tij dhe ka vdekur si dëshmorë, komisioni mbi këto dëshmi e ka shpallur të tillë. Nehat Basha, komandanti i Brigadës 125 i cili ka qenë edhe komandant i Osman Shehut, në pyetjen se a njeh UÇK-ja, respektivisht brigada e tij, mbrojtjen civile, është shprehur përmes telefonit se “Ushtria Çlirimtare nuk ka pas mbrojtje civile, i tërë populli i Kosovës ka qenë logjistikë. Ne i trajtojmë barazi ata persona me qytetarët e tjerë të cilët e kanë mbështet luftën në mënyra të ndryshme”.

Basha thotë se Brigada 125, më 5 Shtator të vitit ’99 e ka përfunduar listën e dëshmorëve dhe kushdo që futet tani në listë është gabim i madh. Ai shprehet se do të jetë këmbëngulës që kjo çështje të mos tolerohet dhe nëse Shefki Jahajt do t’i pranohet statusi i dëshmorit ai do të bëj ankesë.

Ndërsa Shemsedini, djali i të ndjerit Shefki Jahaj posedon një dokument me nënshkrimin e Nehat Bashës ku ky i fundit e ka cilësuar të ndjerin si pjesë e UÇK-së, gjithashtu Shemsedini ka edhe një dokument të lëshuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës, në të cilin thuhet se kjo organizatë e njeh babain e tij si pjesëtarë të UÇK-së. Shemsedini deklaron se prindi i tij e meriton statusin e dëshmorit të UÇK-së dhe nëse kjo meritë nuk i jepet do të bëjë po ashtu ankesë. Sinkron Se a do të hyj në mesin e dëshmorëve Shefki Jahaj, mbetet të shihet pas verifikimit përfundimtar të listave nga Komisioni Qeveritar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu