Rasti i Kumanovës, dëshmojnë dy të akuzuarit tjerë

0
518
Fadil Elshani dhe Esat Kafegjolli, jan dy qe ishin torturuar pa fund nga Sigurimi i Shtetit Maqedon!

Fadil Elshani dhe Esat Kafegjoli, të akuzuar në rastin Lagja e Trimave, insistojnë që ata kanë ardhur në Maqedoni për qëllime paqeje dhe për trysni për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit. Fadil Elshani mohoi akuzat për terrorizëm dhe tha se ata kanë ardhur këtu për të lëshuar një deklaratë dhe për të parë nëse vërtetë shqiptarët janë të shtypur ashtu siç ishin informuar.

Elshani tha se atë e kishte bashkangjitur te grupi i ndjeri Xhafer Zymberi duke mos i dhënë informata se do të shkonin për të bërë aksion të armatosur. Elshani tha se më pas udhëheqjen dhe transportimin e grupit e kishte marrë përsipër Riza Jonuzi i cili i kishte dërguar deri tek shtëpia e Fadil Fejzullahut në Kumanovë. Edhe ushqimin por edhe nevojat e tjera i kishte kryer Riza Jonuzi.

“Mes 1 dhe 2 majit,2015 kemi hyrë në Maqedoni, në Bellanoc. Aty na pritën dy tre njerëz në veshje civile. Pastaj na dërguan në një shtëpi të pabanuar ku qëndruam një natë. Ditën e nesërme aty erdhën edhe dy ose tre persona të tjerë. Dy qëndruan në makinë ndërsa njëri erdhi për të biseduar me Mirsadin dhe Begun. Nuk ishin njerëzit e njëjtë që na pritën në hyrje të Maqedonisë. Mbaj mend se kishin ardhur me një makinë “Xhip-Mercedes” por nuk i mbaj mend targat. Megjithatë ishin njerëz nga Maqedonia meqë ishin me makinë. Nuk e kam dëgjuar se çfarë kanë biseduar me Mirsadin dhe Begun por e pash që ishte një bisedë e relaksuar. Neve na ka sjellë dikush këtu, nuk kemi ardhur vetë”, tha Fadil Elshani, i akuzuar në rastin “Kumanova”.

Elshani u pyet nëse mban mend fytyrën e personit me të cilin është takuar Mirsad Ndrecaj ndërsa ai e shpjegoi se ishte një person diku 50 ose 55 vjeç dhe po ta shohë ka gjasë që ta mbajë mend. Gjykatësja Verka Petrovska e pyeti Elshanin nëse Xhafer Zymberi i ka thënë se do të vijnë në Maqedoni për para, por ai tha se po të kishte qenë ashtu, ai asnjëherë nuk do të pranonte të përfshihej.

Esat Kafexholli tha se e kishte thirrur i ndjeri Arben Rexhaj dhe ishte bashkangjitur menjëherë pasi që Rexhajn e kishte pasur shok të ngushtë dhe besonte në kauzën e iniciativës. Kafexholli tha se kishte qenë dëshmitari i vetëvrasjes së njërit prej shokëve të tij me emrin Hysen Rushiti pasi që ai nuk kishte mundur të përballojë presionin e luftimeve, dhe nuk kishte dashur të bie në duar të policisë.

“Aktakuza për terrorizëm është e turpshme. Do të më vinte turp po të isha në vendin e prokurorëve”, ka deklaruar Esat Kafexholli, i akuzuar në rastin “Kumanova”.

Kafexholli por edhe Elshani u ankuan para gjykatës edhe për dhunën që thanë se policia e ka ushtruar ndaj tyre pas arrestimit, në stacion policor, në prokurori dhe madje edhe në sallën e gjykatës themelore. Avokati i tyre mbrojtës Naser Raufi tha se dhuna ka ndodhur madje në sy të gjykatëses së procedurës paraprake Sllavica Andreeva.

“Sot doli edhe momenti i malltretimeve të të akuzuarve në momentin e arrestimit. Doli se këta të akuzuar janë malltretuar madje edhe para gjykatëses në procedurën hetuese”, tha avokati Naser Raufi.

Seanca e ardhshme do të jetë pasnesër. Brenda këtij muaji do të pasojnë edhe tetë seanca gjyqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu