Reagim

0
419

Për një të pavërtetë rreth iniciativës mbi tubimin për ngjarjën e 3. majit 1995 në Suharekë nga autorët Sejdi Gega dhe Fazli Veliu, në librin “LPK në vazhdën e përpjekjeve për bashkim, themeluese e UCK-së”
Është e çuditshme se si në secilën ngjarje, qoftë edhe me rëndësi të vogël historike, përpiqen t`i marrin apo të përvetësojnë merita edhe individë që s`kanë lidhje me to.
Në pjesën e parë të libri, në faqen 360, ndër të tjera autorët shkruajnë: me 13 maj 1995, në Aarau, me iniciativën e Habib Elshanit, Sejdi Gegës, Gafurr Elshanit, Nexhmedin Elshanit, Xhemajli Rudit, Sadik Halitjahës etj., u mbajt një tubim komemorativ për Besim Ndrecën. Në tubim lindi iniciativa që të hapet një fond për Besimin, me qellim që të ndihmohet familja e tij.
Në realitet e vërteta për organizimin e tubimit ësht kjo:
1- Iniciativa për organizimin e tubimit nuk ka qenë kolektive, pra nuk ka qenë as e Sejdi Gegës, as e Xhemajli Rudit, as e Sadik Halitjahës, sepse këta kanë qenë vetëm pjesëmarrës, si të gjithë bashkatdhetarët e tjerë të informuar me telefon apo edhe me kontakte të drejtpërdrejta, të cilët kanë dhënë kontributin e vet në këtë tubim.

2- Iniciativa për themelimin e fondit nuk ka lind në këtë tubim, por përpara tubimit, menjëherë pas vrasjes së Besim Ndrecës, i cili me 3 maj 1995, në Shirokë të Suharekës, i vret dy policë serb, të cilët tentuan ta çarmatosin. Po në këtë ditë Besimi vritet në fushë të betejës duke luftuar kundër forcave serbe.

3- Ideja dhe iniciativa ka qenë që nga fillimi e Habib Elshanit. Një ditë pas vrasjes së Besim Ndrecës, Habibi ka biseduar me Gafurr Elshanin dhe që të dy kanë biseduar me mua (Muharrem Elshani) me ç`rast më kanë autorizuar që të bisedoj me Nexhmedin Elshanin, dhe që të dytë të bisedojmë me vëllain e Besimit, me Durmish Ndrecën, i cili punonte dhe banonte në Kantonin e Aargaus.
Pasi morrëm edhe përkrahjen e Durmishit, atëherë ne të katërtit: Habibi, Gafurri, Nexhmedini dhe unë ( Muharremi), filluam organizimin e tubimit. Në fillim Gafurri e rezervoi sallën për tubim në adresën: EINKAUFZENTRUM TELLI, 5004 Aarau. Pastaj mi ka siguruar mua të gjitha librat e telefonit për Zvicër, ku kam nxjerrë emrat dhe numrat e telefonit të bashkatdhetarëve. Më pas u kam telefonuar atyre për qellimin e tubimit, adresën dhe orën e mbajtjës së tij, ndërsa Habibi dhe Nexhmedini, pasi nuk kishin telefon shtëpie, i informonin bashkatdhetarët në kontakte të drejtpërdrejta.
Tubimit ju kanë përgjigjur një pjesë e mirë e bashkatdhetarëve, të cilët pa hezitim e pranuan edhe Idenë e Habib Elshanit, për themelimin e fondit, ku bashkatdhetarët do t`i derdhinin mjetët financiare për të ndihmuar familjen e Besimit.
U zgjodh edhe personeli i cili do ta administronte këtë fond, në përbërje prej tre vetash: Xhemajli Rudi, Dalip Gashi dhe Nezir Ndercaj nga familja e Besimit.
Mendoj se në raportimin e z. Gega e z. Veliu lidhur me këtë rast është shkelur parimi i së vërtetës gjë që mund të hedhë hije dyshimi mbi metodën e ndjekur për përpilimin e gjithë librit.
Le të mbetet detyrë e të gjithëve që të verifikojnë të dhënat tjera të tij.
Sinqerisht,


Muharrem A. Elshani Aarau, 18. Dhjetor 2018

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu