Reagon nipi i Selman Kadrisë

0
587

Selman Kadria

Nipi i Selman Kadrisë, Agron (Jashar) Hasanaj, në një reagim të tij thotë se si mund të ofendohet figura e Selman Kadrisë, pasi ai vrau “zullumqarin , katilin, vrasësin që i terrorizoi shumë familje shqiptare”, vojvodën Milliq Kërrsta.

“Familja e Selman Kadrisë është ndër familjet më të vjetra në fshatin Cërrcë. Babai i Selmanit ishte Kadri Ferizi, ndërsa nën e Selmanit, Fatimja, ishte bijë nga fshati Moistir i Istogut. Selman Kadria ishte i martuar me Zoje Blakajn nga Vrella. La pas vetes djalin e vetëm, Jashar Selman Hasanaj, dhe dy vajza – Shkurte dhe Rroshe Hasanaj.

Jashar Selman Hasanaj la pas pesë djem dhe dy vajza. Kujtimin e vetëm nga Selman Kadria e kemi vetëm varrin e gjyshit edhe atë shkiet e lugut e thyen disa herë. Djali i axhës, Nimon Beka dhe Hasan Zeqa Hasanaj, ia nxorën gjakun Selmanit.

Familjen e Selmanit e larguan nga Cërrca, ia konfiskuan gjithë pasurinë: 10 hektarë tokë, shtëpinë dhe të gjitha. Kurrë nuk janë kanë në gjendje t’ia ofrojnë një truall djalit të Selman Kadrisë – fshati Cërrcë. Toka, pasuria e Selmanit u shit e u stërshit. Djali i Selmanit ishte vetëm trevjeçar kur çetnïkët e lugut në bashkëpunim me shqiptarët e prenë me sëpatë, e masakruan trimin e Potgurit.

Por, kajtja, prapambeturia dhe miqësia e disa shqiptareve me serbë nuk kanë të ndalur.

Selmanit ia morën të gjitha. Ne nipat e Selmanit u detyruam të marrim rrugët e Kurbetit në Amerikë. Jashar Hasanaj vdiq në vitin 2001. Sot njerëz të Serbisë dhe shqipfolës mbas 76-vjetëve e bëjnë nënën e Selmanit serbe. Ky është shteti jonë kriminal, ku kriminelët, spiunët e papërgjegjshëm duan të na njollosin figurat më të ndritura të Shqiptarisë. Folni vetëm me fakte, me emër e me mbiemër e jo m’ka thonë një plak 80-vjeçar”, është reagimi i Agron (Jashar) Hasanajt.

Portali: Telegrafi, dje ka botuar nje shkrim ku figura e Patriotit që vrau Kriminelin me te madh te kohrave më të keqia që po kalonte Populli Shqiptare në Drenice dhe Dukagjin duke u mbytur me dru dhe çekiç e prere me Sopate dhe Sharr koka të Shqiptarve nga Milic Kersta dhe Xhandaret e tij.

LEXO PO ASHTU: A e njihni tamam Selman Kadrinë?

Ky esht dhe reagimi i Portalit Telegrafi që ka bere sot.

Redaksia e Telegrafit sqaron se shkrimi është bërë bazuar në faktet historike dhe dëshmitarët e kohës. Agron (Jashar) Hasanaj nuk merret me shumë fakte që janë cekur në shkrim, por reagon vetëm ndaj asaj se Selman Kadria e kishte nënën serbe. E, me nënën e tij shkrimi i Telegrafit më së paku merrej. Si nip i Selman Kadrisë, dhe në burrërinë që thirret, duhet të jetë më i hapur në debate, përderisa veç akuzave me gjuhën e një patriotizmi folklorik, asnjë dëshmi nuk e ofroi për të demantuar shkrimin e Telegrafit.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=kO5b3jPsS_Q” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu