Reagon Nisma: Nuk e japim asnjë ministri

0
69

Kërkesa e Listës Serbe që të marrë një ministri e që sipas raportimeve të mediave që thirren në burimet e tyre është Ministria e Bujqësisë që i është ndarë AKR-së pas marrëveshjes me PAN, ka bërë që të flas edhe deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala.

I ftuar në emisionin Info Box në RTV Dukagjini, Shala u pyet nëse NISMA do të ishte e gatshme ta japë ndonjë post për të ecur përpara në krijimin e institucioneve.

Shala tha se nuk është duke u kërkuar nga NISMA të japë ndonjë post dhe se ata do ta jepnin atë post vetëm për ndonjë ekspert të fushës e jo për Listën Serbe.

“Ne jemi të hapur si parti edhe për shoqëri civile. Kemi qenë kështu edhe para fushatës. Edhe tash nëse ka ndonjë intelektual që mund ta qoj përpara programin e NISMA në ato ministri do t’ia jepnim, por përndryshe nuk do të ketë nevojë që të jap ministri”, ka thënë Shala.

Por Shala ka thënë se ndoshta një veprim të tillë duhet ta bëjë AKR-ja e Behgjet Pacollit.

“Ndoshta duhet të heq dorë Pacolli”, ka thënë Shala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu