Regjistrimi, BDI mbështet vendimin e KSHR

0
171

Shkup – BDI-ja pas analizës së vendimit konsensual të Komisionit shtetëror të regjistrimit i dha mbështetje të plotë vendimit, sepse ky proces u politizua që në fillim, mori edhe dimensione ndëretnike, ndërsa që para se të fillojë  opozita e kontestoi procesin, por edhe rezultatet nga ai.

Kjo është përgjigjja e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në pyetjen e gazetarëve, se kush do ta mbajë përgjegjësinë për dështimin e regjistrimit të popullatës dhe amvisërive.

“Nuk mendoj se duhet të vlerësohet negativisht, sepse vendimi është i justifikuar dhe nuk kemi dashur të kontribuojmë në ashpërsimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërpartiake”, deklaroi drejtori i Drejtorisë së Komisionit Evropian për zgjerim.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ka krizë në koalicionin qeveritar Ahmeti theksoi se nuk ka kurrfarë përkeqësimi të marrëdhënieve, koalicioni funksionon në kuadër të normales dhe ka bashkëpunim intensiv për të gjitha çështjet.

Në lidhje me akuzat se në vitin 2002 regjistrimi i popullatës dhe amvisërive ka qenë i falsifikuar me numrin e 120 mijë shqiptarëve së bashku me LSDM-në, Ahmeti duke theksuar se nuk dëshiron të hyjë në analiza për situatat e para 10 vjetëve, potencoi se regjistrimi në vitin 2002 ka qenë i filluar më 1 nëntor në të njëjtën ditë, tha, kur është formuar edhe qeveria e re.

“Është e pamundur një regjistrim të organizohet nga një qeveri e cila e merr mandatit ditën e njëjtë kur edhe fillon”, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu