Rexhep Selimi: I gjithë procesi kundër Grupit të Drenicës është shpifje

0
96

rexha_4260

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të “Dëshmitarit B” i cili tha se në vitin 1998, ishte marrë në pyetje nga Rexhep Selimi, atëherë komandant i UÇK-së.

Selimi në një prononcim për Indeksonline, e ka quajtur të gjithë procesin kundër “Grupit të Drenicës” si shpifje.

Deputeti Selimi, thotë se “Dëshmitari B”, në dëshminë e tij, nuk ka thënë asgjë të vërtetë dhe se ai nuk ka qenë i përfshirë në këtë rast.

Mirëpo sipas Selimit, gjykimi i Grupit të Drenicës, është një proces I cili po dëmton më së shumti të akuzuarit dhe familjarët e tyre, sesa vet Selimin.

I gjithë procesi është shpifje, dhe më të prekurit janë familjarët dhe të akuzuarit, e më sa paku jam unë. Lexuesit tuaj dhe të gjithë duhet ta dinë se jo vetëm ato deklarata të atij dëshmitari janë shpifje, por I gjithë procesi është I bazuar në akuza të pavërteta”, ka thënë deputeti Selimi.

Ndërkaq, sa i përket ndeshjes së sotme historike në mes të kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë, Rexhep Selimi ka thënë me shaka se do ta angazhojë një kardiolog që ti qëndrojë pranë gjatë shikimit të ndeshjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu