Rikthehen fletarrestet kundër shqiptarëve të Kosovës

0
135

Fletarrestet në të cilat gjenden shqiptarë nga Kosova dhe në të cilat insistojnë gjykatat serbe, janë rikthyer në sistemin e INTERPOLl-it dhe mund të shihen, kjo sipas fjalëve të ministrit serb të punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç, transmeton “Zëri.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Stefanoviç në lidhje me qëndrimin e delegacionit të policisë serbe dhe drejtorit Vladimir Rebiç në selinë e INTERPOL-it në Lion, ka thënë se atje kanë pasur bisedime serioze dhe se është insistuar që fletarrestet e lëshuara nga gjykatat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, të kthehen në sistem.

“Ato janë të kthyera dhe mund të shihen, me përjashtim të Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, të cilat janë në sistem, por nuk do të mund të shihen gjatë një periudhe të caktuar”, ka deklaruar ministri serb.

Ai ka shtuar se Serbia edhe më tutje do të insistoj në respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare, pra që të gjitha fletarrestet e lëshuara nga gjykatat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës të respektohen nga INTERPOL-i dhe ekzekutohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu