Ringjallet UDB-ja ish-jugosllave

0
324

Nacionalizmi sllav hedh ne veprim “kolonen e peste.”
Perse frikesohen malazezet?!

Motoja “perca e sundo” ka qene metoda me e perdorur dhe me frytdhenese e fqinjeve tane per te shkaterruar ekzistencen e kombit shqiptar. Per dekada me radhe kjo metode u perdore me mjeshteri nga sherbimi sekret i ish-Jugosllavise, UDB-se, per te percare popullsine shqiptare brenda federates jugosllave dhe komunitetin shqiptare ne Europe dhe SHBA. Me sa duket nacionalizmi serbo-sllav nuk do te heq dore nga kjo metode edhe sot kur Kosoven e kane te humbur. Mbeshtetja e gjithaneshme per pavaresise se Kosoves nga komuniteti nderkombetare dhe vecanerisht nga SHBA, rritja e frymes kombetare ne radhet e popullsise shqiptare ne Maqedoni dhe Malin e Zi, si dhe zgjerimi i shpejte i veprimtarise se Aleances Kuq e Zi ne Shqiperi, Europe dhe Amerike, kane bere qe serbo-sllaveve tu digjet toka nen kembe.

Pas nje heshtje te perkoheshme, nacionalizmi sllavo-malazez ka nxjerre perseri briret e tij dhe ka paralajmeruar ringjalljen e UDB-se se ish-Jugosllavise. Kohet e fundit vihet re nje intensifikim i qarqeve nacionaliste malazeze si brenda ashtu dhe jashte Malit te Zi per ti percare shqiptaret mbi baza fetare dhe per te shkaterruar njehere e pergjithmone idene e tyre per bashkimin me token ame. UDB-ja bije, instrumenti me i besuar i nacionalizmit malazez jo vetem qe ekziston, por vepron me te gjitha format dhe mjete, sidomos mes radheve te shqiptareve me banim ne Amerike. Burime te paidentifikuara informojne se sherbimi sekret malazez ka shtuar kohet e fundit aktivitetin e tij per rekrutimin e agjenteve te rinj nga radhet e shqiptareve duke afruar shuma te majme dhe perfitime te tjera per ata qe do te pranojne te vihen ne sherbim te plote te policies sekrete te Malit te Zi. Agjentet e sherbimit sekret malazez jane perpjekur te rekrutojne sidomos elementet shqiptare qe vijne nga familje patriotike dhe te degjuara ne Malesine e Madhe nen Malin e Zi. Ketyre elementeve u eshte kerkuar hapur te vihen ne sherbim te rrjetit sekret malazez. Atyre u eshte treguar shkurtimisht se kur dhe ku duhet te veprojne. Objektivi kryesor i sherbimit sekret malazes ka qene dhe mbetet komunitati shqiptare ne SHBA, aty ku sot jetone shumica e popullsise se Malesise se Madhe nen Malin e Zi. Qellimi i UDB-se ‘bije’ eshte i njejte me ate te UDB-se ‘meme’ te Mareshalit Tito: te percahen shqiptaret mbi baza fetare dhe te shkaterrohet qe ne embrion cdo tentative e shqiptareve per tu organizuar ne lidhje apo shoqata pa dallime fetare.

Kohet e fundit presidenti i Malit te Zi, Flip Vujanoviqi deklaroi se Mali i Zi nuk eshte i shqetesuar per levizjen e Shqiperise Natyrale, pasi, sipas tij, shqiptaret ne Malin e Zi e konsdierojne shtetin malazez si shtetin e tyre. Perse nxitoi Vujanoviqi ne dhenien e nje deklarate te tille pak kohe pas prononcimit te homolugut te tij serb, Tadic, i cili e quajti krijimin e Shqiperise se Madhe si dicka te paevitueshme?! Mos valle Vujanoviqi dhe qytetaret e tij me te vertete nuk jane te shqetesuar nga krijimi i Shqiperise Natyrale?!

Mali i Zi pritet te marre ftesen e anetarit kandidat per ne BE dhe ndoshta pas disa vitesh qytetaret e shtetit gjysemmiljonesh do ta shohin vehten ne familjen Europiane. Podgorica shpreson se me futjen ne BE do te marre fund edhe enderra e shqiptareve te Malit te Zi per tu bashkuar me token ame. Sipas tyre kufijte e Malit te Zi jane te betonuar dhe nuk ka force t’i ndryshoje. Por a ka raste qe shtetet qe aktualisht aderojne ne BE vazhdojne ende te ndeshen me problemet etnike mes pakicave me kombesi te ndryshme? Irlanda dhe Spanja, qe te dyja anetare te BE, vuajne sot ende kontradiktat, apo edhe ndeshjet e hapura nderetnike te cilat mund t’i cojne keto dy vende drejt krizave serioze. Po keshtu edhe Rumania e Hungaria kane pretendimet e tyre perkatesisht ndaj Moldavise (Rumania) dhe Vojvodines, (Hungaria). Kjo e fundit ka rritur presionin e saj kohet e fundit ndaj Sebise per te fituar statusin e Autonomise se plote nga Serbia. Duket se vet BE nuk mund tu garantoje anetareve te rinj ndonje garanci te plote ne lidhje me problemet nderetnike. Kete malazezet e dine shume mire. Prandaj deklarata e fundit e presidentit malazez ne te vertetet nuk tregon se malazezet jane te qete persa i perkete problemit te Shqiperise Natyrale. Perkundrazi, duket se Podgorices kane filluar t’i hyjne dritherimat me teper se Beogradit.

Pavaresisht se krijimin e nje shteti te madh shqiptar Tadic e kushtezon me ndarjen e Kosoves, duket qarte se satanit sllav, sic thote nje shprehje shqiptare, ‘po i leviz miza nen kesule.’ Ndersa serbet shpresojne se pas ‘vajtimit’ te gjate per Kosoven, do te mund te marrin nje pjese te trupit te saj, Mitrovicen, vellezerit e tyre malazeze dridhen kur mendojne se nje dite ‘do t’i lajne duart’ me Malesine e Madhe. Deri tani Podgrorica ka mundur tu hedh hi syve nderkombetareve duke i bindur se gjoja u ka plotesuar shqiptareve te gjitha kerkesat e tyre ne lidhje me te drejtat kombetare, qytetare e humane. Por ne te vertete, ne qelite e burgjeve malazeze vuajne ende te burgosurit shqiptare te cilet torturohen me mjete e metoda te gastapos naziste. Shqiptaret ne Malin e Zi nuk gezojne asnje te drejte kombetare e qytetare. As flamurin, simbolin me domethenes te nje kombit, shqiptaret nuk kane te drejte ta mbajne ne shtepite dhe bizneset e tyre. Ndersa kinezet qe bejne biznes pa asnje problem ne Tuz, kane te drejte ta ngrejne flamurin e tyre ne kulmet e ndertesave qe zoterojne. Mos valle Mali i Zi ka ngaterruar kursin dhe ne vend te shkoje ne BE, po shkon drejt Azise?!

Shqiptaret jane sot me te bindur se kurre se shteti i Malit te Zi nuk eshte shteti i tyre, por eshte shteti i malazezeve qe mbron me cdo mjet e forme te drejtat e malazezeve. Kete e tregoi qarte edhe nderhyrja ushtarake e forcave speciale malazeze, te cilat nepermjet ekspedites se koduar “Flutuimi i shqiponjes,” me 9 Shtator 2006, u turren me terbim ne Malesi dhe terrorizuan banoret e kesaj zone. Nga kjo ofensive e forcave malazeze u arrestuan 17 shqiptare me motivacionin “terroriste qe u perpoqen te shkaterrojne Malin e Zi.” Midis te arrestuarve ishin edhe kater shqiptare me nenshtetesi amerikane: Kol Toma Dedvukaj, Rrok Gjergji Dedvukaj, Dod Lucaj, Sokol Ivanaj Dod Lucaj. Fushata ushtarake malazeze u krye vetem nje dite para zgjedhjeve te pergjitheshme parlamentare te Palit te Zi. Pak muaj me pare, ne Maj te 2006, ne referendumin qe i dha Malit te Zi statusin e shtetit te pavarur, shqiptaret e Malesise se Madhe votuan pro pavarsise malazeze. Por shume shpejt Podgorica e tregoi fytyren e saj te vertete duke shkelur me kembe dhe hapur te drejtat legjitime te shqiptareve. Nese presidenti Vujanoviq vertete eshte i bindur se shqiptaret e konsiderojne shtetin malazez si shtetin e tyre, atehere a kane te drejte shqiptaret ta japin pergjigjen e tyre me ane te nje referendum ku ta thone me voten e tyre se a duan apo jo te qendrojne me Malin e Zi?! Shtete te tjera demokratike , si Kanadaja, etj, e kane ndermarre nje gje te tille. Por kjo gje duket se nuk do te ndodh ne Malin e Zi te Vujanoviqit. Malazezet e dine shume mire pergjigjen e shqiptareve, e dine shume mire se pasardhesit e Ded Gjo Lulit as kane dashur dhe as nuk duan te jetojne brenda shtetit malazez. Ndaj dhe Podgorica eshte ne kerkim te nje rruge apo metode qe te shfaros njehere e pergjithmone enderren e shqiptareve per tu bashkuar me token ame.
Percarja mbi baza fetare vazhdon te mbetet ende objektivi kryesor i qarqeve nacionaliste malazeze. Kush tjeter vec sherbimit te fshehte mund ta ndermerrte nje mision te tille. UDB-ja bije ka filluar te hedhe ne veprim njerezit e vet.

“Kolona e Peste,” pararoja e agjentures malazeze

Qe ne kohen e marshallit Tito, sherbimi sekret i ish-Jugosllavise kishte brenda dhe jashte vendit nje personel te shumte me oficere te sherbimit sekret. Nder metodat me te njohura te UDB-se ne ndeshjet me shqiptaret ka qene percarja mbi baza fetare, dobesimi i ndjenjes kombetare dhe rekrutimi i elementeve shqiptare nga familje te degjuara patriotike. Kete mision sherbimi jugosllav e ka kryer gjithmone me ane te ‘kolones se peste,’ e cila vepronte ne radhet e shqiptareve. Sherbimi malazez po e shfrytezon shume mire experiencen e fituar nga UDB-ja e atehershme. Si fillim nisen me ’sherbim’ emisaret e posacem qe pergatisin terrenin dhe bejne sondazhet e duhura per te tatuar pulsin e shqiptareve.

Pak dite pas deklarates se Vujanoviqit ne lidhje me Shqiperine Natyrale, ne radhet e shqiptareve te Amerikes, ne New York dhe Michigan, mberrin ‘per vizite’ ‘emisari’ i pare i Podgorices, pater Pashk Gojcaj, frati i kishes katolike shqiptare ne Tuz. Patuli, sic e therresin malesoret pater Pashkun, pa iu dridhur qerpiku i syrit, na shpalos nje plan-skice te ndertimit te permendores se heroit te Malesise se Madhe, Ded Gjo Lulit. Malesoret u habiten me kete akt ‘patriotik’ te Patulit, i cili nuk ka guxuar te hap gojen per vepra shume me te vogla se permendorje e heroit te Malesise. Kur qenka bere kaq trim frati i kishes se Tuzit qe kerkon ngritjen e shtatores se heroit shqiptare, Ded Gjo Lulit, te cilin malazezet e kane ende frike edhe pse ka 97 vjet qe eshte vrare?! A e di pater Pashku se ngritja e nje permendore te tille, pikerisht tani qe shqiptaret po kerkojne te bashkohen me token ame, do t’i kushtonte atij ndoshta edhe jeten?!

Por pikerisht ketu fillon edhe loja e piste e sherbmit te fshehte malazez. Shqiptaret e Malesise se Madhe kane kohe qe i kane kerkuar administrates se Podgorices lejen e ndertimit te permendores se Ded Gjo Lulit ne qender te qytetetit te Tuzit, por jo ne oborrin e kishes. Podgorica nuk dergoi asnje pergjigje, vetem heshti. Dhe sa here qe Podgorica hesht, dihet se qellimi i saj eshte te fitoje kohe dhe te ndermarre veprime per t’i percare shqiptaret brenda dhe jashte Malesise. Malazezet e dinin mire se nje dite do te detyroheshin qe tu jepnin te drejten shqiptareve te Malesise per ndertimin e permendores se heroit te tyre. Por jo ne qender te Tuzit, sepse aty prania e heroit shqiptar, armikut te betuar te Perandorise Otomane dhe krajlit te Malit te Zi, ka nje domethenie te madhe per shqiptaret etnike te Malesise se Madhe. Malazezet i tmerron edhe hija e monumentit te Ded Gjo Lulit. Prandaj nacionalizmi malazez gjeti nje rruge tjeter, ate te lejimit te ngritjes se permendores se heroit shqiptare ne nje vend me pak te dukshem, ne nje vend ku te mos dukej figura e heroit. Pra, malazezet kerkojne te mbyllin heroin shqiptar ne nje “kafaz” dhe ta poshterojne sa te mundin figuren e legjendarit te Malesise se Madhe. Misionin e malazezeve askush nuk mund ta kryente me mire sesa pater Pashku Gojcaj, frati i kishes se Tuzit.

Sipas shqiptareve te Amerikes, pater Pashku eshte treguar gjithmone i zellshem me malazezet. Qendrimin e tij malazezet e shfrytezuan dhe e shnderruan Patulin ne nje vegel te bindur te tyren. Shume mund te thone se perse guxojme te hedhim balte ndaj nje sherbetori te kishes dhe te njollosim figuren dhe reputacionin e tij pa patur fakte konkrete. Per te sqaruar lexuesit, ne po sjellim disa fakte qe hedhin drite ndaj veprimeve te pater Patulit, te cilat bien ndesh me interest kombetare te shqiptareve. Nese Patuli nuk deshiron qe t’i perdhoset figura e tij dhe misioni i tij si sherbetor i Zotit, atehere te njejten gje kerkojne edhe malesoret, te mos cenohet identiteti kombetar dhe heronjte e tyre legjendare.

Ne Amerike ka kohe qe shqiptaret e treves se Malesise kane treguar se pater Pashku nuk lejon mbajtjen e flamurit shqiptar brenda abmienteve te kishes, qofte edhe ne rastet e ceremonive martesore per venien e kurores. Kisha katolike eshte e shqiptareve dhe mbajtja e flamurit brenda saj eshte e drejta e shqiptareve dhe jo vetem gjate ceremonive martesore. Faktin me interesant na e sjelle Kol Toma Dedvukaj, nga fisi i Ded Gjo Lulit, i denuar politik me tre vjet burgim nga regjimi malazez. “Isha drejtues i krushqeve te dasmes dhe iu drejtuam kishes sone ne Tuz per te kryer ceremonine e venies se kurores. Une mbaja ne dore flamurin shqiptar, pasi ne malesoret e kemi tradite qe ne venien e kurores mbajme prane flamurin tone kombetar. Ne hyrje te kishes, pater Pashku mu drejtua: “Ti me ate flamur dil jashte; flamurin mund ta leshe ne makine, por jo brenda kishes.” Une refuzova dhe i thashe: “Nese do te hyj ne kete kishe do te hyje se bashku me flamurin, por kurre vetem. Patuli kembenguli, keshtu qe mu desh te dilja jashte. Qendrova ne oborrin e kishes me flamur te ngritur, i rrethuar nga femijet e qytetit, derisa mbaroi ceremonia e venies se kurores se ciftit.” Ja pra, ky eshte Patuli ‘shqiptar’ qe nuk lejon as flamurin e shqiptareve ne kishen e tyre.

Per kete akt te shemtuar malesoret thuren edhe nje kenge, e cila e xhindosi jashte mase Patulin. Kengetari i mirnjohur i Malesise, Nikoll Nikprelaj, ne nje kenge te tijen thote: “Flamurin e Fishtes nuk e lene ne dere te kishes.” Ne Prill te 2006 u perurua shtepia muze e Ded Gjo Lulit. Patulit iu kerkua nga shqiptaret e Tuzit, qe sipas tradites shqiptare, te bente bekimin e nderteses se re, pra te shtepise muze. Patuli refuzoi duke thene se “nuk do te merrte pjese kurr ne aktivitete ku merrte pjese kengetari Nikoll Nikprelaj.” Per fat te keq, nga radhet e shqiptareve u bene tentativa te qellimshme per te ftuar ne ceremonine e rastit edhe historiane dhe studiues malazeze, te cilet jo vetem qe do te vinin, por do te mbanin edhe kumtesa per heroin tone. Por drejtuesit e aktivitetit dhe shqiptaret e Amerikes nuk e lejuan nje gje te tille. “Pjesmarrja e historianeve dhe studiuesve malazeze ne ate dite te shenuar per shqiptaret do te ishte nje turp i vertete per ne. Malazezet me kete orvatje kerkonin te tregonin se Ded Gjo Luli ishte njekohesisht edhe heroi i tyre, sepse ai kishte luftuar kunder Turqise dhe jo kunder Malit te Zi. Por harrojne malazezet se Deda ua ktheu pushken turqve dhe malazezeve dhe te dy palet i shpalli armiq te kombit shqiptar. “Heronjte tane e bene historine me pushke dhe ne tani dime vete si ta shkruajme kete histori,” na thote Rrok Dedvukaj, i cili rrjedh nga fisi i Ded Gjo Lulit, aktivist i shquar i ceshtjes kombetare, i denuar politik me tre vjet burgim nga regjimi malazez.

Arsyeja e vertete ishte se Patuli nuk kishte gje personale me kengetarin, por vargjet e kenges se tij per incidentin me flamurin shqiptare e kishin diskredituar pater Pashkun. “Kur Patuli nuk denjon te mbaje flamurin tone kombetar ne kishen qe ai drejton, si guxon te kerkoje ngritjen e permendores se heroit tone?! Si mund te qendroje permendorja e Ded Gjo Lulit ne oborrin e kishes, nderkohe kur refuzohet flamuri i tij kombetar?!” na thote Dod Nicaj, nje aktivist i hershem shqiptar nga Malesia, me banim ne Michigan.

Shqiptaret e Amerikes nuk kane asnje pike dyshime se misioni i Patulit drejtohet nga dora e sherbimit sekret malazez. “Pater Pashku perpiqet te justifikohet se po bene dicka te mire dhe kerkone te rrit reputacionin e tij qe ka rene pertoke me kohe. Ne te vertete ai nuk eshte gje tjeter vecse nje sabotator i ceshtjes sone kombetare. Dhe per kete ai do te jape llogari para shqiptareve te Malesise se Madhe dhe shqiptareve te kudondodhur,” shprehet Rrok Dedvukaj. “Pjese e misionit sabotues te pater Pashkut eshte edhe prishja e tradites se shqiptareve te Hotit per te mos bere martesa brenda per brenda Hotit,” na thota Lek Leci Gjonaj. Sipas tregimeve te malesoreve hotjane, gjate udhetimit te saj neper Ballkan, Edit Durham u ndal edhe ne Hot. Ne takimin qe ajo beri me Marash Ucin, nje nder burrat me te mencur dhe trim te krahines, Durham u njoh me traditen e hotjaneve per te mos lejuar lidhjen e martesave brenda Hotit, pasi Hoti konsiderohej si nje fis i vetem, i ndare me vone ne vllazni. “Kjo tradite eshte ruajtur deri ne ditet tona. Eshte e pashpjegueshme se ne emer te kujt ben thirrje Patuli per te prishur kete tradite qindravjecare te Hotit?! Mos valle edhe ketu eshte dora e nacionalizmit malazez qe perpiqet te shkaterroje kete tradite te vecante te Hotit ” na thote Rrok Dedvukaj.

Misioni i pater Pashkut ka ngjallur sa habi aq edhe reagime te ashpra nga shqiptaret e Amerikes. “Patuli na ngrihet nga gjumi dhe na propozon ngritjen e permendores se Dedes ne kishe dhe kujton se po bene dicka te shenjte si frat dhe si shqiptar. Por ne te vertete ai po e diskrediton vehten akoma me keq me bemat e tij,” na thote Kol Toma Dedvukaj. “Kur e dashka kaq shume heroin perse kerkon me ngulm prishjen e tradites se Hotit, moslejimin e martesave midis hotjaneve, gje te cilen e mbrojti deri ne fund edhe vet Deda?! Permendorja e perbashket e Ded Gjo Lulit dhe Isa Boletinit ne qender te Tuzit ka me teper kuptim per shqiptaret. Ky eshte nderi dhe vleresimi me i madh qe i bejme dy heronjve dhe jo ideja dashakeqe e pater Pashkut.” Traditen e Hotit te moslejimit te martesave brenda Hotii nuk e ka krahine tjeter ne Malesi. “Martesat brenda nje fisi nuk lejoheshin as ne kohet me primitive. Ata qe perpiqen ta prishin kete tradite te vyer jane njerez qe u mungojne virtytet e spikatura te Hotit,” na thote Dod Nicaj.

Per regjimin i Podgorices me mire do te ishte qe permendorja e Ded gjo Lulit te mos ngrihej ne asnje vend te Malesise. Ata kurre nuk e kane pranuar kerkesen e shqiptareve per nje gje te tille. Por tashme qe i ka ngecur sharra ne gozhde, u duhet te veprojne me kujdes me shqiptaret. Rasti i permendores ne fjale eshte nje rast i mire per nacionalistet malazeze. Interesi malazez e kerkon qe Ded Gjo Luli nuk duhet te dale ne asnje menyre si nje hero i ceshtjes kombetare shqiptare, por nje luftetar i ceshtjes fetare. Sipas logjikes malazeze, Ded Gjo Luli na paska luftuar per krishterimin dhe jo per kombin shqiptar. Ne te vertete heroi shqiptar u vra me 1915, ne Orosh te Mirdites, ne nje prite te forcave serbe. Ai u vra se bashku me pese mirditore te tjere dhe u varros ne kishen e Oroshit. Ky eshte nje tjeter fakt qe i tmerrone malazezet. “Ata kurre nuk duan ta shohin permendoren e Dedes ne qender te Tuzit, sepse aty figura e heroit tone do te ngrihej me e madherishme. Kjo gje nuk u pelqen malazezeve, ‘ na thote Lek Gjonaj, nje tjeter aktiviste i shquar ne komunitetin shqiptar te Michiganit. Faktet historike te heroit shqiptar nuk e lene te qete ‘kubene’ e nacionalizmit malazez. Perse shqetesohen kaq shume malazezet nga nje permendore e nje heroi shqiptar te vdekur?!

Shqiptaret e Malesise thone se malazezet do te ishin gati tu plotesonin shqiptareve cdo kerkese tjeter, por jo ate te vendosjes se permndores se Ded Gjo Lulit ne qender te Tuzit. Mos valle vargjet e nje kenge me fjalet e Dedes, ‘plumbat i dhashe per Turqine/gjylet do i le per Cetine’ i tmerrojne malazezet edhe kur dihet se heroi shqiptar nuk mund te shnderrohet nga monument ne nje qenie te gjalle?!

Menjehere sa degjuan fjalet e pater Pashkut per ndertimin e permendores ne oborrin e kishes katolike ne Tuz, shqiptaret e treves se Malesise se Madhe me banin ne New York e Michigan reaguan menjehere ne menyre te ashper dhe i kane bere thirrje Patulit te heq dore nga misioni i tij qe ne te vertete nuk eshte gje tjeter pervec se dora e agjentures malazeze dhe sherbetoreve te saj. Kryetari i shoqates “Malesia e Madhe’ me qender ne Michigan, Gjergj Ivezaj na the se ”shoqata jone ka kohe qe ka kerkuar ngritjen e permendores se Ded Gjo Lulit, por jo ne oborrin e kishes. Ne e denojme nje perpjekje te tille te pater Pashkut, te cilit ia tham hapur se nese na jepet leja per ndertimin e permendores, ne do ta financojme vet, por ne asnje menyre nuk do te pranojme qe permendorja te ngrihet ne kishe.” Se bashku me kerkesen e permendores ne fjale, kjo shoqate i kerkoi para disa vitesh administrates se Podgorices edhe kerkesen e nderrimit te emrit te shkolles se mesme te Tuzit, e cila mban emrin “25 Maj,” dita e lindjes se Titos. Por Podgorica nuk dha ndonje pergjigje me shkrim, as per njeren dhe as per tjetren kerkese te shqiptareve te Amerikes. Pas nje heshtjeje te gjate, doli ne skene misioni i Patulit, apo e thene ndryshe, nxori koken ‘kolona e peste.’

Ne nje takim te zhvilluar ne New York me pjesmarres te shoqatave “Ded Gjo Luli,” “Atdheu na bashkon,” “Malesia,” etj, u denua hapur misioni i pater Pashku Gojxhaj si nje akt tradhetia ndaj interesave te kombit shqiptar. “Ne do te vazhdojme ta denojme misionin e Patulit per tu treguar gjithe shqiptareve te Malesise dhe Amerikes se ketu fshihet dora e piste e agjentures malazeze per t’i percare shqiptaret mbi baza fetare dhe per te poshteruat figuren e shquar te heroit tone legjendar Ded Gjo Lulit,’ ne tha Gjergj Dedvukaj, i cili rrjedh nga fisi i heroit dhe ka qene nje aktivist i shquar i ceshtjes kombetare ne New York. Shqiptaret e diasporas jo vetem qe po e kundershtojne me vendosmeri misionin e Patulit, por kane dale me idene e perbashket te ndertimit te permendores se Ded Gjo Lulit dhe Isa Boletinit, te dy se bashku, ne qender te Tuzit. Isa Boletini u vra me 23 Janar 1916 se bashku me 11 luftetaret e tij, ne Podgorice, nga forcat malazeze te drejtuara nga Radomir Vesovic. Ideja e permendores se perbashket te dy heronjve po gjen mbeshtetje te gjere. Per mbare shqiptaret nje permendore e tille do te ishte mjaft kuptimplote. Qe te dy heronjte shqiptare u vrane nga serbo –sllavet. Por ajo cka do ta bente me interesante kete permendore eshte fakti se dy heronjte i perkisni besimeve fetare te ndryshme, Ded Gjo Luli i besimit katolik, ndersa Isa Boletini i besimit musliman. Qe te dy luftuan per kombin shqiptar dhe rane me nder ne beteje me fjalet per kombin dhe jo per fete e tyre. Mos valle malazezet dhe klika e tyre nacionalist ka ndermend ta vendose permendoren e Isa Boletinit ne medresene e re qe po ndertohet me paret e Podgorices?! Ndoshta nje mision te ngjashem me ate te Patulit agjentura malazeze do t’ia kete besuar ndonje imami, pasi ne kete rast, sipas logjikes malazeze, kemi te bejme me nje hero shqiptar mysliman. Kjo eshte me te vertete poshteruese per shqiptaret.

Permendorja e perbashket e Dedes dhe Ises do te ishte nje goditje e fuqishme e planeve te serbo-malazezeve per te percare shqiptaret mbi baza fetare. Kjo do te forconte me tej ndjenjen kombetare te shqiptareve dhe ndergjegjen e tyre. Heronjte tane luftuan per kombin, ndaj dhe ne sot duhet te bashkohemi ne emer te kombit.

“Kolonen e peste” malazezet e kane drejtuar edhe ndaj shqiptareve myslimane te Malesise se Madhe. Popullimi e trojeve shqiptare me kolone turq e boshnjake nuk ka mjaftuar per kliken hileqare te Podgorices. Malazezet perpiqen te dobesojne ndjenjen e identitetit kombetar te shqiptareve nepermjet rritjes se ndjenjes fetare. Per kete Pogorica eshte treguar shume e ‘zellshme’ dhe ka kohe qe e ka zgjidhur qesen per ndertimin e nje medreseje ne Malesi. Shqiptaret e kesaj treve tregojne se qeverise malazeze nuk iu kerkua ndihme financiare per ndertimin e kesaj medreseje. Vite me pare malazezet e refuzuan financimin e pergatitjes se trupes petagogjike ne Tuz per shkollat ne gjuhen shqipe, pasi sipas tyre, nje projekt i tille kerkonte shpenzime te medha. Tashme malazezeve nuk u dridhet dora te derdhin te hollat per medresene. Kuptohet qarte, ketu eshte interesi i tyre jetik. Vetem keshtu ata do te mund t’i mbanin shqiptaret te percare.

Reagime te ashpra ka patur edhe nga shqiptaret e Tuzit, te cilet e kane denuar hapur misionin e pater Pashk Gojxhajt. Fran Camaj dhe Nikolle Berishaj jane shprehur se e kundershtojne idene e ngritjes se permendores ne oborrin e kishes, sepse nje gje e tille ul figuren e heroit dhe luften e malesoreve per liri e pavaresi. Ded Gjo Luli nuk luftoi as per kishe dhe as per xhami, por per kombin shqiptar. Pater Pashkut vazhdojne t’i behet thirrje qe te heq dore nga aksioni i tij ne diasporen shqiptare per te bindur shqiptaret qe te pranojne idene e tij. Veprimi i tij eshte denuar qe ne hapat e pare nga shqiptaret e Amerikes, te cilet, pas nje experience te gjate te fituar ne ndeshjet me ish-sherbimin jugosllav, UDB-ne, nuk e kane te veshtire te zbulojne doren e fshehte te sherbimit malazez, qe sot me teper se kurre, ka marre detyra te veshtira mbi supe. Por barren me te rende te misioneve te sherbimit sekret malazez ne radhet e shqiptareve te Amerikes e ka marre ‘kolona e peste.’ Kete vegel besnike ne duart e tyre ata e kane perdorur shume kohe me pare dhe nuk do ta kursejne edhe sot.

Lorenc Aleksi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu