RKL: Nuk pranë së lehuri llaskuci i Titos, Rankoviqit dhe Milosheviqit, Azem Vllasi

0
340

RKL_UCK

Paraqitja e Azem Vllasit në disa portale me prejardhje tematike-ideologjike nga koha e bashkim vëllazërimit, sidomos në përvjetorët e kryengritjes shqiptare të vitit 1981, na bën të kuptojnë se llaskucët e Titos, Rankoviqit e Milosheviqit edhe tani në pleqërinë e tyre matufe e të çoroditur, kanë mbetur po ata, po ata kriminelë që dhanë urdhër për t’ u përgjakur rinia e Kosovës në vitin 1981, po ata që  dënuan me burg dhe katandisën çlirimtarët e ardhshëm të Kosovës nëpër burgjet dhe kampet e Jugosllavisë, po ata që kur i kap sëkëlldia e së kaluarës shkojnë e dehen në pivnicat e Beogradit dhe ia thonë këngës, “Druze Tito mi ti se kuneme”. 

Çfarë sëkëlldie e rëndë e rrokë për fyti këtë njeri sa herë që Kosova e mbarë Shqipëria kujton me respekt e pietet  trimat që ranë për atdhe, për Kosovën Republikë, për bashkimin e shqiptarëve dhe përparimin kombëtar?

I mundur, i vdekur për së gjalli, i hedhur si leckë nga padroni të cilit i kishte shërbyer më shumë se prindërve të vet, i frikësuar nga paranoja e krimeve, i harruar madje edhe nga më të afërmit, çakalla e Azem Vllasit “zgjohet” herë pas herë, sepse  edhe ai po e thith ajrin e Kosovës së çliruar falë gjakut të derdhur për liri, falë dhjetëra mijëra viteve burg që kanë mbajtur shqiptarët liridashës nga politika e tij: “bratstvo i jedinstvo”.

Kujt i flet ky ekzemplar debil i Jugosllavisë, që nuk është më, dhe që kurrë nuk do të jetë?

Kujt i drejtohet ky llaskuç i Titos, i cili e ka thënë me gojën e tij se shqiptarëve nuk u duhen dhënë të drejta politike?

Kë përfaqëson ky mohikan i mjerë i jugosllavizmit të vdekur e të perënduar madje edhe për vetë sllavët?

 

Ja çfarë qëndrimi ka mbajtur  kundër shqiptarëve, babai ideologjik i Azem Vllasit, J.B.Tito

Historiani  kroat, Vjenceslav Cençiq në librin e tij: “Rëfimi fundit i Titos”, duke u mbështetur në stenogramet e fjalimit të tij të mbajtur në Karagjorgjevë në vitin 1979, ka zbuluar se i adhuruari i politikanëve shqiptarë të Kosovës, atëherë edhe tani, ka qenë një antishqiptar i tërbuar. Ai lidhur me pozitën  e shqiptarëve në Jugosllavi ka thënë: “Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974! Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin. Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë. E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë. Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” ka thënë Tito, bazuar në këtë libër.  Ky lajm nuk është botuar në mediet e vendit me prejardhje jugosllave, përveç  në ndonjë portal.  Jugo-shqipot e sotëm kanë respekt të madh për babanë e tyre ideologjik e politik. Asokohe veprimtari Jusuf Gërvalla duke ironizuar gazetarët  prosllavë të Rilindjes, si Jusuf Buxhovi, Maksut Shehu, Sinan Hasani, e shumë të tjerë kishte botuar në “Lajmëtarin e lirisë” shkrimin me titull, “Viktima që glorifikon xhelatin e vet”.

Radio Kosova Lire

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu