Rorabaker: Veriu i Kosovës të shkëmbehet me Luginën e Preshevës

0
418

Uashington, 26 prill   – Kongresisti amerikan Dana Rohrabacher mendon se Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk do të sjellë stabilitet në rajon. Rreth veriut të Mitrovicës tani është vendosur “një shtet i vogël serb” në dëm të sovranitetit territorial të Kosovës, thotë Rohrabacher, i cili kryeson me Nënkomitetin e Kongresit amerikan për Evropë e Evroazi, i cili qëndrimet e tij më hollësisht i justifikoi në një intervistë për shërbimin serb të “Zërit të Amerikës”.

“Marrëveshja gjithsesi është shenjë se njerëzit angazhohen për ecje përpara, por kjo nuk është arritur me këtë marrëveshje, sepse nuk është e bazuar në fakte reale”, transmeton qik-u deklaratën e  Rohrabacherit në ZA.

Sipas tij, “njerëzit do të jenë edhe më shumë të zhgënjyer kur ta kuptojnë se një gjë u është thënë kurse një tjetër është realizuar, përkatësisht se asgjë nuk ka ndryshuar”. Ai nënvizoi se “me këtë marrëveshje posaçërisht shqiptarët e Kosovës nuk fituan absolutisht asgjë”.

“Ata jo vetëm që nuk miratuan autonominë, por humbën të drejtën për prezencën e forcave të tyre të sigurisë të ngarkuara për zbatimin e ligjit në vendin e vet. Mendoj se marrëveshja nuk do të ketë sukses dhe se gjërat do të mbesin të njëjta siç kanë qenë në dhjetë vitet e fundit”, është shprehur ai.

Sipas ligjvënësit Rohrabacher, marrëveshja e arritur është imponuar nga të tjerët.
“Njerëzit që jetojnë në katër komuna në veri të Kosovës kurrë nuk janë pyetur çfarë dëshirojnë ata. Dihet se 90 për qind e tyre dëshirojnë t’i bashkohen Serbisë”.

Kjo, sipas tij, do të ishte “vështirë e realizueshme po qe se në fqinjësi nuk do të ekzistonte Lugina e Preshevës, e cila sipas madhësisë gati është e barabartë me veriun e Kosovës dhe se numri i pjesëtarëve etnikë të së cilës është i barabartë me numrin e serbëve në veri të Ibrit. Por Presheva ekziston.

Një zgjidhje shumë më e volitshme për të dyja palët është shkëmbimi i këtyre territoreve. Ibri mund të ishte kufi i përbashkët. Mirëpo, ky opsion bie sepse pala e Kosovës është mbështetur në burokratët amerikanë dhe evropianë. Rezultat i kësaj, shqiptarët e Kosovës asgjë nuk fituan”, pohon Rorabaker.

Në vërejtjet e shumë ekspertëve se shkëmbimi i territoreve do të hapte Kutinë e Pandorës, posaçërsht për shkak të aspiratave në Republika Srpska , si dhe në mesin e shqiptarëve në Maqedoni, Rohrabacher kundërpërgjigjet kështu:

“Jam i sigurt se mund të gjejmë shembuj të ndryshëm në botë të cilët ndoshta mund të jenë të goditur me zgjidhjen e gjetur për vendosjen e paqes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mirëpo personalisht mendoj se nuk do të thotë që të gjitha problemet të zgjidhen para se ky të zgjidhet në mënyrë të drejtë. Çdo problem, ka zgjidhjen e vet të veçantë, që nuk duhet përzier me situatat e tjera”, thotë Rohrabacher.

Sipas tij, marrëveshja pa përzierje nga anash do të ishte shumë më afat gjatë edhe në rastin e Beogradit dhe Prishtinës, thekson Rohrabacher.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu