Rrahje e rëndë në Prizren – Pronarët e marketit rrahin mësuesit dhe nxënësit nga Vushtrria, disa persona përfundojnë në spital

0
210

Një rrahje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Landovicë të Komunës së Prizrenit, shkruan Gazeta Blic.

Mësimdhënësit dhe nxënësit e një shkolle nga Komuna e Vushtrrisë, janë rrahur nga pronarët e marketit “Laja”, në Prizren, ku si pasojë disa persona kanë marr lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar në spita. Mësohet se nga të lënduarit pos mësimdhënës dhe disa nxënës.

Ata kishin qenë duke shëtitur në ekskursionin shkollor dhe e gjithë ngjarja kishte filluar, pasi që njëri nga nxënësit e kishte hapur një produkt të blerë në market, para se të bëhej pagesa.

Kjo ka ngjallur reagimin e pronarëve të marketit “Laja”, të cilët kishin filluar përleshjen fizike me mësimdhënësit dhe nxënësit nga Vushtrria.

Rastin e ka konfirmuar për Mediat, zyrtari për komunikim brenda Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka thënë se tre persona janë arrestuar, të cilët janë duke u marrë në pyetje nga ana e Prokurorit kujdestar.

“Sot, rreth ores 15:23 policia ka pranuar nje informacion per nje rrahje ne fshatin Landovice, ku dyshohet se 3 persona jane perfshire ne ne rrahje ndermjet nxenesve dhe arsimtareve te nje shkolle nga Vushtrria e cila ishte ne eskurzion. Policia ka intervenuar menjehere dhe ka dale ne vendin e ngjarjes, ka ndaluar te dyshimtit dhe per momentin eshte duke kryer procedurat e intervistimit ne polici. Eshte njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti po vazhdon te hetohet per shkaqet per te cilat ka ndodhur incidenti i rrahjes”, ka thënë Gashi për Gazeta.

Gazeta, nga burimet e saja merr vesh që të lënduarit, janë duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu